E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dënon dhunën në Lindjen e Mesme

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 12:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u bëri thirrje udhëheqësve të Lindjes së Mesme të tregohen të përmbajtur në trajtimin e protestave anti-qeveritarë.

President Obama lëshoi një deklaratë me shkrim, në të cilën shpreh kundërshtimin e tij ndaj dhunës, të cilën ua lexoi gazetarëve sekretari për shtyp, Jey Kerni,
në aeroplanin presidencial, Air Force One.

"Jam thellësisht i shqetësuar nga lajmet për dhunën në Bahrejn, Libi dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara dënojnë përdorimin e dhunës qeveritare ndaj protestuesve paqësorë në ato vende dhe kudo gjetkë që ajo mund të ushtrohet”, u theksua nw kumtesë.

Kerni tha se në deklaratën e tij, presidenti u shprehu ngushëllimet familjeve dhe miqve të atyre që u vranë gjatë trazirave dhe bëri thirrje për përmbajtje.

“Kudo që ata jetojnë, njerëzit kanë disa të drejta universale, përfshirë të drejtën e grumbullimeve paqësore. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të Bahreinit, Libisë dhe Jemenit të tregojnë përmbajtje në përgjigjen e tyre ndaj protestuesve paqësorë dhe të respektojnë të drejtat e popujve të tyre”, u theksua më tutje.

Kerni u tha gazetarëve se Obama po informohet rregullisht për gjendjen në secilin nga vendet e Lindjes së Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›