Maqedoni, Brukseli i shqetësuar për situatën politike
Raportuesit në PE: Në rrezik e ardhmja e vendit
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian gjatë vizitës në Maqedoni ka shfaqur shqetësimin e tij për krizën politike dhe paralajmërimet e opozitës për bojkotimin e zgjedhjeve vendore të marsit. Riçard Hovit ka theksuar se një situatë e tillë do të ketë pasoja negative për ardhmërinë e Maqedonisë. Ndërkohë presidenti George Ivanov deklaruar se po ndërmerren veprime për tejkalimin e krizës politike, duke apeluar te opozita të pranojë formimin e një komisioni të pavarur ekspertësh për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Pavarësisht paralajmërimeve të bashkësisë ndërkombëtare, tani për tani nuk ka ndonjë sinjal për tejkalim të krizës. Me një deklaratë të përbashkët janë paraqitur edhe ambasada amerikane, si dhe përfaqësitë e BE-së, OSBE-së dhe NATO-s në Shkup, përmes të cilës shprehin shqetësim të madh për gjendjen politike në vend. Të gjithë këta faktorë u bëjnë thirrje palëve, të përforcojnë dialogun politik në favor të ardhmërisë së vendit.