E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: 82 njësi vendore nuk kanë sjellë informacion për qendrat e votimit

15-02-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në zbatim të Kodit Zgjedhor për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, u ka kërkuar njësive të qeverisjes vendore dhe zyrave te gjendjeve civile pranë tyre, informacionet e nevojshme për publikimin e ekstratit të përbërësve zgjedhore si dhe caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore.
Zëdhënësja e këtij institucioni, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat tha se
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton me shqetësim se deri sot nuk kanë sjellë informacion për Qendrat e Votimit 82 njësi të qeverisjes vendore nga 383 njësi vendore ne total”. “Tërheqim vëmendjen dhe i bëjmë thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që sa më shpejt të depozitojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacionin e kërkuar. Situata me shqetësuese paraqitet në Qarkun e Elbasanit me 16 njësi vendore, Korça me 15 njësi vendore, Fier me 13 njësi vendore, dhe Kukësi me 11 njësi vendore. Nga 301 njësite vendore që kanë sjellë informacion, 204 prej tyre kane përmbushur detyrimet ne përputhje me Udhëzimin e KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 “Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet””- u shpreh zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.
Për 87 njësitë e tjera vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton se informacionet e ardhura prej tyre kane mangësi. “Numri i zgjedhësve në qendrat e votimit të caktuara tashme nga kryetaret e njesive te qeverisjes vendore ne 42 njësi vendore është nën ose mbi numrin e përcaktuar me ligj, përkatësisht nën 200 zgjedhës dhe mbi 1000 zgjedhës, ndërsa për Qarkun e Tiranes mbi 700 zgjedhës. 43 njësi vendore nuk përcaktojnë fare numrin e zgjedhësve për çdo Qendër Votimi. 2 njësi kanë dhënë numër zgjedhësish të vitit 2011, pa pasqyruar ndryshimet dhe lëvizjet demografike në këto njësi. Ndërsa Hartën e njësisë te qendrës së votimit, për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 80 njësi vendore. Afati ligjor i përcaktuar në kodin Zgjedhor për dorëzimin e këtij informacioni nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore ka përfunduar. Me anë të kësaj deklarate ju bëjmë edhe njëherë thirrje drejtuesve të organeve të qeverisjes vendore që të shpejtojnë punën e tyre dhe të sjellin sa më parë dokumentacionin ligjor ne përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor dhe te Udhëzimit të KQZ-së Nr.1, datë 12.12.2012 pasi në të kundërt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedoje me vendosjen e sanksioneve administrative ne ngarkim te personave përgjegjës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›