E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxehen minatorët: ACR po na kërcënon me trakte

Nga protesta e minatorëve në Bulqizë

BULQIZE – Minatorët e Bulqizës nuk kanë pranuar dje të ulen në bisedime me përfaqësuesit e kompanisë Albanian Krom, pasi në orët e mëngjesit kanë gjetur në mjediset e ACR-së dhe në rrugët e qytetit fletushka të shumta ku ushtrohej presion mbi minatorët, madje, sipas sindikalistëve, tentohet përçarja e minatorëve dhe lënia në mes e kërkesave ekonomike të tyre. Faktin e ka denoncuar dje gjatë një konference për shtyp presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Industrisë, Taf Koleci. Jemi të befasuar nga sjellja e zyrtarëve të ACR-së. Nga zyrat e drejtorit të minierës, Medat Zogu, kanë dalë trakte kundër protestës së ligjshme të minatorëve. Kudo, në mure, shtylla, rrugë, janë vendosur fletushka ku na bëhet diversion, kërkohet që protesta jonë të ndalet, nënvizoi ai. Sipas përfaqësuesve të protestës, ACR u ka komunikuar që nuk do ti paguajë për këto 12 ditë, duke sjellë reagimin e ashpër të 700 minatorëve.    h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›