E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, gjendet kufoma e 25 vjeçares dyshohet për vrasje

LEZHE- Shtohen dyshimet e policisë së Lezhës për një vrasje të mundshme Anisa Opingari, trupi i së cilës u gjet një ditë më parë ne pyll në plazhin e Shengjinit.

Burime zyrtare të policisë rajonale konfirmojne se në trupin e 25 vjecares, ka shenja te dukshme prerjeje me mjete te mprehta, cka shton dyshimet për një vrasje të mundshme.

Pista bëhet edhe me konkrete, nëse merret parasysh edhe denoncimi i familjareve te Opingarit, në datën 11 korrik, të cilët nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e 25 vjecares. Anisa Opingari, nënë e dy fëmijëve, ishte nga qyteti i Beratit dhe e martuar në Fier.

Pas shume vitesh emigrim ajo ishte kthyer nga Greqia 4 muaj më parë, pas ndarjes nga bashkeshorti i saj dhe gjatë kësaj kohe jetonte në qytetin e Beratit. Deri tani ka pasur një numër të konsiderueshëm personash të shoqëruar, dëshmitarë të rastit, banorë të zones përreth apo pronarë të lokaleve prane vendit ku u gjet kufoma e 25 vjecares.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›