Nxenesit, 3 periudha pushimesh ne vit
Ndryshime rrenjesore ne strukturen mesimore te sistemit parauniversitar ne vendin tone
Ndryshime rrenjesore ka pesuar struktura e planit mesimor ne arsimin parauniversitar ne Shqiperi. Nje udhezim i firmosur se fundmi nga Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj, percakton se nxenesit duke filluar nga viti i ardhshem shkollor do te mund te bejne tre periudha pushimesh ne vit. Nga ana tjeter, eshte afruar data e nisjes se vitit shkollor ne krahasim me vitet e tjera.
Pushimet
Ministria e Arsimit dhe Shkences, ka njoftuar per nje risi ne strukturen arsimore. Pas shume kohesh rikthehen pushimet e treta. Keshtu, gjate gjithe vitit shkollor do te kete 3 periudha pushimesh si per nxenesit ashtu edhe per mesuesit, duke mos llogaritur ketu pushimet verore. “Periudha e pare e pushimeve do te jete nga data 27 tetor 2010 deri me 31 tetor 2010”, thuhet ne udhezimin e ministrise se Arsimit. Me pas, e kane radhen pushimet e festave te fundvitit. Ato do te nisin me date 24 dhjetor 2010 dhe do te mbarojne me date 5 janar 2011. nderkaq, nje periudhe e trete pushimesh ka qene surpriza e ketij udhezimi. Sipas tij, pushimet e tjera do te nisin me 28 mars 2011 dhe do te mbarojne me 3 prill. Ketu vihet re nje ndryshim rrenjesor sa i perket periudhes se pushimeve, pasi pergjithesisht ne vitet e kaluara pushimet jane zhvilluar ne periudha prane njera-tjetres. Vjet, sesioni i pare i pushimeve ishte 25 dhjetor - 3 janar, ndersa sesioni i dyte 29 janar - 31 janar 2010.
Viti shkollor
Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ka njoftuar te gjithe nxenesit, mesuesit dhe prinderit, se viti shkollor 2010-2011, do te nise me date 6 shtator 2010, ndryshe nga vitet e tjera qe ka filluar rreth dates 15 shtator, pra nje jave me vone se sivjet. Per shkollat 9-vjecare te sistemit arsimor parauniversitar, semestri i pare do te nise me 6 shtator 2010 dhe do te perfundoje me 28 janar 2011, ndersa semestri i dyte do te filloje me 31 janar te vitit 2011 dhe do te mbaroje me 10 qershor. Per te gjithe sistemin e arsimit baze parauniversitar ne Shqiperi viti shkollor do te perfundoje me date 10 qershor te vitit 2011. Klasat e nenta te ketij sistemi do te zhvillojne provimet e lirimit gjate periudhes 15-30 qershor te vitit 2011. Per shkollat e mesme, viti shkollor do te nise me 6 shtator dhe do te mbaroje me 17 qershor, ndersa vetem per klasat e 12 mesimi perfundon me 24 maj te vitit 2011.
Pushimet do te jene ne te njejtat data me te gjithe sistemin parauniversitar, ndersa klasat e 12-ta do te kene sesionin e provimeve te detyruara te Matures Shteterore nga periudha 26 maj-30 qershor 2011.
Pushimet, argetim dhe kualifikime
Ministria e Arsimit dhe Shkences, vlereson se pushimet qe jane caktuar per vitin e ri shkollor do te vlejne per nxenesit per t’u dhene hapesire, ndersa per mesuesit do te sherbeje si nje periudhe e kualifikimit te vazhduar. MASH ka njoftuar gjithashtu se kjo strukture eshte shperndare ne baze te nje udhezimi te gjitha Drejtorive Arsimore dhe Zyrave Rajonale ne vend dhe do te keni mundesi t’i gjeni lehtesisht jo vetem ne web-site zyrtar te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, por edhe te afishuara ne te gjitha shkollat e vendit.
Plani mesimor per vitin shkollor 2010-2011:
Ne te gjitha shkollat mesimi nis me 6 shtator
Shkollat 9-vjecare
Semestri i pare 6 shtator 2010 - 28 janar 2011
Semestri i dyte 31 janar 2011 - 10 qershor 2011
Pushimet:
Pushimet e para 27 tetor 2010 - 31 tetor 2010
Pushimet e fundvitit 24 dhjetor 2010 - 5 janar 2011
Pushimet e treta 28 mars 2011 - 3 prill 2011
Viti shkollor perfundon me 10 qershor 2011
Provime e lirimit 15-30 qershor te vitit 2011
Shkollat e mesme:
Viti shkollor nis me 6 shtator 2010 dhe perfundon me 17 qershor 2011
Per klasat e 12-ta, mesimi perfundon me 24 maj 2011
Provimet e Matures 26 maj-30 qershor 2011
Pushimet:
Pushimet e para 27 tetor 2010 - 31 tetor 2010
Pushimet e fundvitit 24 dhjetor 2010 - 5 janar 2011
Pushimet e treta 28 mars 2011 - 3 prill 2011