Boterori dhe deshtimi i te medhenjve Nga Klodian Duro
Ashtu, si ne finalet e kaluara, Kampionati Boteror ka dhuruar emocione te paperseritshme. Ka ndodhur edhe me pare qe skuadrat pretendente te zhgenjejne dhe ndoshta ne Boterorin e Afrikes se Jugut ishte radha e Frances, Italise dhe Anglise. Por, ndryshe nga Anglia, dy ekipet e larguara me shpejt, Franca dhe Italia i kane nisur me probleme finalet e ketij Boterori. Nuk premtohej shume prej tyre dhe keto skuadra kane pasur probleme, qe kane ndikuar edhe ne rezultate. Por eliminimi, ndryshe nga cfare parashikohej, ka pasur te keto ekipe edhe nota pesimiste. Asgje per t’u vecuar ne lojen e Italise dhe Frances, dy ekipe me lojtare cilesore, teksa kane zhgenjyer ne ndeshjet e tyre te grupeve. Surprize ishte largimi i shpejte Anglise nga Boterori. Anglia u paraqit mjaft mire ne ndeshjet e grupit dhe kishte nje skuader te kompletuar me lojtare cilesore qe udheheqin ekipet e Premier Liges, nder me te suksesshmet ne kompeticionet evropiane. Nen drejtimin e Kapelos, kjo skuader pretendonte te shkonte me larg dhe ishte ndoshta zhgenjimi me i madh i ketyre finaleve. Te tria keto ekipe, pas eliminimit, mendoj se do te perfshihen ne nje periudhe rinovimesh, per te arritur sukses ne kompeticionin tjeter. Ndaj, pavaresisht paraqitjes ne Boteror, Franca do te jete favorite ne grupin tone eliminator, per “Euro 2012”, madje edhe me e motivuar per t’u kualifikuar dhe arritur suksesin e munguar ne finalet e fundit te Boterorit. Ana tjeter e medaljes jane ekipet qe vazhdojne garen dhe pretendojne te fitojne titullin, ne finalet e “Afrika e Jugut 2010” . Vlen te permenden dy ndeshje, Brazil-Holande dhe Argjentine-Gjermani. E dyta ngjason me nje finale, ndersa perballja mes Brazilit dhe Holandes premton nje ndeshje spektakolare. Argjentina dhe Gjermania do te ishte me mire qe te perballeshin, te pakten ne gjysmefinale. Me ndeshjet e deritanishme ato kane treguar se jane nder ekipet me te forta te ketij Boterori dhe me synime te larta. Argjentina eshte treguar me e qarte ne te gjitha ndeshjet e deritanishme, duke i fituar ato, por Mesi padyshim, edhe pse nuk ka shenuar mbetet lojtari me i rendesishem i ketij Boterori. Sulmi i Argjentines ka bere diferencen, pasi i ka zgjidhur situata mjaft mire ne te gjitha ndeshjet. Kualifikimi i Gjermanise me Angline, tregon se kjo skuader gjithashtu shume te forte, ne kompeticione te medha. Brazili dihet, se ne cdo pjesemarrje mbetet nje prej ekipeve favorite, per te fituar ose per te shkuar ne finale. Loja e Brazilit, ne ndeshjen e fundit ndaj Kilit kishte nje rritje te dukshme, ne krahasim me ndeshjet e grupit, gje qe tregon se kjo skuader nuk i nenvlereson asnje here aktivitetet me rendesi te madhe, si Kupa e Botes. Prova e vertete e Brazilit do te jete ndeshja me Holanden. Ne futboll nuk i dihet, por mendoj se njera prej tyre, do te jete finaliste.
* Mesfushor i Kombetares Shqiptare te Futbollit, aktivizohet me ekipin AEL Limasol te Qipros