Mbyllet tabloidi News of the World

Gazeta që shitet më së shumti në Britani, “News of the World”, të dielën do ta publikojë numrin e fundit të saj, pas skandalit me përgjimin e telefonave.
Shpallja për mbylljen e gazetës u bë nga djali i magnatit Rupert Murdoch, James Murdoch, i cili i udhëheq operacionet evropiane të gazetës.
Murdoch tha se vendimi për mbylljen e gazetës me përvojë 168 vjeçare, u bë pas konsultimeve me “kolegë të lartë”.
Tabloidi që botohet të dielave, tashmë ka pranuar se i ka përgjuar telefonat e politikanëve të personave të njohur dhe të ndihmësve mbretërorë.
Por, gjatë disa ditëve të kaluara, akuzat ishin zgjeruar në përgjimin e telefonave të fëmijëve të zhdukur, pastaj farefisit të viktimave të sulmeve terroriste më 7 korrik 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.
Skandali i ka kushtuar shumë kësaj gazete, pasi një numër i kompanive i kanë tërhequr reklamat nga ajo.
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se ishte i “tmerruar” nga ky skandal.