E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji arrestohen 3 fotoreportere per spiunazh

Autoritetet në Gjeorgji arrestuan tre fotoreporterë, ndër të cilët edhe fotografin personal të presidentit Mikail Sakashvili me dyshimin për spiunazh. Ministria e Brendshme ka artikuluar akuza të rënda ndaj tyre, duke nënvizuar se ata punonin për një agjenci të huaj spiunazhi, por nuk i ka vendosur emër as shtetit, dhe as organizatës. Pas kësaj, protestat e gazetarëve kanë përfshirë kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis.

Sipas korrespondetit të BBC-së në këtë vend, kjo është hera e parë që gazetarët akuzohen për spiunazh ndaj vendit të tyre. Emrat e gazetarëve të arrestuar janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Brendshme, dhe janë fotografi presidencial, Irakli Gedenidze, Zurab Kurtsikidze i Agjencisë Europiane, Pressphoto dhe fotografi i ministrisë së jashtme gjeorgjiane, Georgy Abdaladze. Madje, thuhet se edhe bashkëshortja e njërit prej tyre është arrestuar, ndërkohë që kanë nisur hetime të mëtejshme. Të afërmit e të ndaluarve thanë se policë më uniform hynë në shtëpitë  e tyre palajmërim dhe konfiskuan kamera dhe kompjutera.

Presidenti properëndimor, Sakashvil qëndron në pushtet prej vitit 2004, pasi trazirave popullore kundër pararendësit të tij, Eduard Shevardnadze. Ai është kritikuar së fundmi, për taktika të rënda të sigurimit shtetëror kundër protestave në rrugë, ndërsa vendi përballet me problem të vazhdueshme ekonomike. Akuzat për spiunazh nuk janë të rralla në Gjeorgji, dhe në të gjitha rastet, të dyshuarit është thënë se punonin për Rusinë, ndërsa dy shtetet kanë qenë në luftë me njëra tjetrën, për një kohë të shkurtër, në vitin 2008.

Nëntorin e kaluar, 13 persona u arrestuan me akuzën se punonin për shërbimin ushtarak rus. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se autoritetet në Gjeorgji janë përfshirë nga mania e spiunëve.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›