E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit braktisin klasen e pare nga bashkemoshatarja e dhunshme

Rasti i nje vajze te vogel, qe shfaq tendenca dhune ndaj bashkemoshatareve te saj, eshte kthyer tashme ne nje problem per shkollen 9-vjecare "Demokracia", ne qytetin e Korces. Pas shfaqjes se rasteve te dhunes nga femija e moshes 8 vjec e gjysme qe me veprimet e saj i ben te ndihen te pasigurt fizikisht e moralisht bashkemoshataret ne klasa, kane reaguar prinder te femijeve, qe mesojne ne te njejten klase me vajzen problematike. Prej dy ditesh, prinderit kane terhequr femijet e tyre nga procesi mesimor, pasi shprehen se ndihen te frikesuar nga sjelljet e vajzes se klases se pare qe ka tendenca dhune. Bojkotimi i mesimit ne nje nga klasat e para te shkolles "Demokracia" ka vazhduar edhe dje, kur nje grup prinderish jane ankuar ne Drejtorine Arsimore te Rrethit per t’i dhene nje zgjidhje ketij problemi. Sipas te dhenave nga Drejtoria Arsimore, ne takimin me kreun e saj Andrea Mano nuk eshte arritur ndonje zgjidhje e kenaqshme per te dy palet per te garantuar nje proces normal mesimi ne klasen ku eshte regjistruar edhe vajza qe shfaq tendenca dhune. "Kemi frike te dergojme femijet ne shkolle, sepse atje mund te rrihen nga vajza me tendenca te ushtrimit te dhunes, dhe per me teper edhe femijet tane mund te ndikohen nga sjelljet e pakontrolluara te saj dhe kthehen ne femije te dhunshem", shprehen disa prinder. Me keto pretendime, ata i kane kerkuar Drejtorise Arsimore te Rrethit qe te largohet nga shkolla "Demokracia" vajza me moshe 8 vjec e gjysme qe meson ne klasen e pare, por kjo kerkese e tyre nuk eshte pranuar. Drejtori Andrea Mano ka dhene si zgjidhje vazhdimin e mesimit nga vajza e vogel ne te njejten shkolle, por me pranine e vazhdueshme te nje psikologeje dhe te kujdesit te vecante te mesueses. Kjo alternative per te mos e privuar vajzen me sjellje te pazakonta nga vazhdimi i shkolles nuk eshte pranuar si nje zgjidhje e drejte nga prinderit e femijeve te tjere qe mesojne ne te njejten klase me kete vajze. Per kete, pas dy ditesh qe kane ndaluar femijet e tyre te shkojne ne shkolle dhe ne te njejten klase me vajzen problematike, shume prinder kane thene se nuk do te lejojne edhe me tej femijet te ndihen te rrezikuar dhe sidomos kur ata nuk jane te shoqeruar.
G. Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›