Nxënësit e shkollave merren ushtarë me dhunë nga policia
Dega e Mobilizimit të
Rekrutëve në qytetin
e Beratit vazhdon të
mbledhë me dhunë
të rinjtë, ndërkohë që këtij shërbimi
nuk i kanë shpëtuar dhe
nxënësit e shkollave. Që prej
disa ditësh kjo degë ka arritur të
mbledhë me ndihmën e uniformave
blu 60 të rinj, të cilët janë
dërguar në reparte për kryerjen
e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak, ndërkohë që disa prej
tyre kanë qenë nxënës shkollash.
Alarmin e kanë dhënë vetë prindërit,
të cilët pas mungesës së
fëmijëve në banesa, janë vënë në
lëvizje dhe apelojnë për ndihmë,
pasi kanë mësuar se kanë përfunduar
ushtarë.
Që prej disa ditësh, Dega e
Mobilizimit në qytetin e Beratit
ka organizuar punën me
ndihmën e uniformave blu për
grumbullimin e rekrutëve për
kryerjen e shërbimit ushtarak.
Por, ndër të rinjtë që janë grumbulluar
për kryerjen e shërbimit
ushtarak, ka pasur dhe nxënës
shkollash, të cilët janë marrë
me dhunë nga uniformat blu
dhe janë dërguar në reparte
për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak. Janë 10 të
rinj nga lagje të ndryshme të
këtij qyteti, të cilët janë marrë
forcërisht dhe kanë përfunduar
që prej tri ditësh në reparte
për kryerjen e shërbimit. Këze
Gjonçi, një nënë nga ky qytet,
ka bërë apel për ndihmë, pasi
djali i saj, ndonëse është nxënës
në vitin e pestë të shkollës së
mesme profesionale, "Stiljano
Bandilli", ka përfunduar ushtar
tri ditë më parë. Gruaja ka pohuar
për gazetën se djali i saj,
Arditi, 19 vjeç, ka përfunduar
rekrut në repartin e Bunavisë në
Vlorë që prej tri ditësh, ndonëse
duhet të ishte në shkollë. Ajo ka
pohuar se tri ditë më parë, djali
i saj nuk është kthyer si çdo ditë
nga shkolla dhe pasi e ka kërkuar,
gruaja ka mësuar se ai ndodhet
ushtar në Repartin e Bunavisë.
45-vjeçarja apelon për ndihmë
duke pohuar se djali i saj duhet të
përfundojë shkollën e nisur dhe
dikush duhet të japë shpjegime
për nismën e marrë nga dega e
mobilizimit për këto veprime.
"Ndonëse kam paraqitur dokumentet
përkatëse nga shkolla
ku vërtetohet qartë se ai është
nxënës në vitin e tretë, asgjë
nuk është marrë parasysh dhe
djali im përfundoi ushtar". Por,
Leonardi është vetëm një prej 10
djemve, nxënës në këtë qytet, që
ka përfunduar rekrut, pasi janë
marrë forcërisht dhe ndonëse
kanë paraqitur dokumentet
se ata ishin nxënës shkollash,
askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.
Por, burime nga Drejtoria
e Mobilizimit pranë këtij
qyteti bëjnë me dije se tashmë
kjo degë nuk mban përgjegjësi
për dërgimin e ushtarëve, pasi
dokumentet që përcaktonin se
ata ishin nxënës shkollash nuk
kanë mbërritur në kohë. Vetë
shefi i Qendrës Mobilizuese në
këtë qytet, Agur Ormëni, sqaron
për gazetën se kjo degë ka mbledhur
rekrutët në bazë të ligjeve
përkatës të ministrisë përkatëse.
Sipas tij, muaji janar ka qenë
muaji i grumbullimit të rekrutëve
të rinj dhe pasi janë bërë të gjitha
procedurat përkatëse, është organizuar
puna për grumbullimin e
të rinjve sipas listave. Sipas kreut
të rekrutimit, të rinjtë janë grumbulluar
në ambientet e qendrës,
ku janë bërë verifikimet, kohë në
të cilën duhet të kishin mbërritur
dokumentacionet që vërtetonin
se pretenduesit ishin nxënës
shkollash dhe pasi nuk është bërë
kjo gjë, ata janë dërguar në repartin
e Bunavisë, ku do të kryejnë
shërbimin ushtarak.
Rekrutëve në qytetin
e Beratit vazhdon të
mbledhë me dhunë
të rinjtë, ndërkohë që këtij shërbimi
nuk i kanë shpëtuar dhe
nxënësit e shkollave. Që prej
disa ditësh kjo degë ka arritur të
mbledhë me ndihmën e uniformave
blu 60 të rinj, të cilët janë
dërguar në reparte për kryerjen
e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak, ndërkohë që disa prej
tyre kanë qenë nxënës shkollash.
Alarmin e kanë dhënë vetë prindërit,
të cilët pas mungesës së
fëmijëve në banesa, janë vënë në
lëvizje dhe apelojnë për ndihmë,
pasi kanë mësuar se kanë përfunduar
ushtarë.
Që prej disa ditësh, Dega e
Mobilizimit në qytetin e Beratit
ka organizuar punën me
ndihmën e uniformave blu për
grumbullimin e rekrutëve për
kryerjen e shërbimit ushtarak.
Por, ndër të rinjtë që janë grumbulluar
për kryerjen e shërbimit
ushtarak, ka pasur dhe nxënës
shkollash, të cilët janë marrë
me dhunë nga uniformat blu
dhe janë dërguar në reparte
për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm
ushtarak. Janë 10 të
rinj nga lagje të ndryshme të
këtij qyteti, të cilët janë marrë
forcërisht dhe kanë përfunduar
që prej tri ditësh në reparte
për kryerjen e shërbimit. Këze
Gjonçi, një nënë nga ky qytet,
ka bërë apel për ndihmë, pasi
djali i saj, ndonëse është nxënës
në vitin e pestë të shkollës së
mesme profesionale, "Stiljano
Bandilli", ka përfunduar ushtar
tri ditë më parë. Gruaja ka pohuar
për gazetën se djali i saj,
Arditi, 19 vjeç, ka përfunduar
rekrut në repartin e Bunavisë në
Vlorë që prej tri ditësh, ndonëse
duhet të ishte në shkollë. Ajo ka
pohuar se tri ditë më parë, djali
i saj nuk është kthyer si çdo ditë
nga shkolla dhe pasi e ka kërkuar,
gruaja ka mësuar se ai ndodhet
ushtar në Repartin e Bunavisë.
45-vjeçarja apelon për ndihmë
duke pohuar se djali i saj duhet të
përfundojë shkollën e nisur dhe
dikush duhet të japë shpjegime
për nismën e marrë nga dega e
mobilizimit për këto veprime.
"Ndonëse kam paraqitur dokumentet
përkatëse nga shkolla
ku vërtetohet qartë se ai është
nxënës në vitin e tretë, asgjë
nuk është marrë parasysh dhe
djali im përfundoi ushtar". Por,
Leonardi është vetëm një prej 10
djemve, nxënës në këtë qytet, që
ka përfunduar rekrut, pasi janë
marrë forcërisht dhe ndonëse
kanë paraqitur dokumentet
se ata ishin nxënës shkollash,
askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi.
Por, burime nga Drejtoria
e Mobilizimit pranë këtij
qyteti bëjnë me dije se tashmë
kjo degë nuk mban përgjegjësi
për dërgimin e ushtarëve, pasi
dokumentet që përcaktonin se
ata ishin nxënës shkollash nuk
kanë mbërritur në kohë. Vetë
shefi i Qendrës Mobilizuese në
këtë qytet, Agur Ormëni, sqaron
për gazetën se kjo degë ka mbledhur
rekrutët në bazë të ligjeve
përkatës të ministrisë përkatëse.
Sipas tij, muaji janar ka qenë
muaji i grumbullimit të rekrutëve
të rinj dhe pasi janë bërë të gjitha
procedurat përkatëse, është organizuar
puna për grumbullimin e
të rinjve sipas listave. Sipas kreut
të rekrutimit, të rinjtë janë grumbulluar
në ambientet e qendrës,
ku janë bërë verifikimet, kohë në
të cilën duhet të kishin mbërritur
dokumentacionet që vërtetonin
se pretenduesit ishin nxënës
shkollash dhe pasi nuk është bërë
kjo gjë, ata janë dërguar në repartin
e Bunavisë, ku do të kryejnë
shërbimin ushtarak.