E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga rekrutëve, fshehën drogë në furgonin e policisë

Ndërsa janë dërguar me polici për në
degën ushtarake, dy të rinj rezultojnë se
kanë "infektuar" furgonin blu me drogë. Të
paktën kjo del nga njoftimi i policisë së Elbasanit
ditën e djeshme për dy të rinj nga qyteti
i Cërrikut. Sipas burimeve zyrtare mësohet
se është bërë arrestimi i 22-vjeçarit K. Duro
dhe 23-vjeçarit B. Maliqi, që të dy nga qyteti i
Cërrikut. I njëjti burim saktëson së dy të rinjtë,
Duro e Maliqi, janë shoqëruar në mesditën e
djeshme me furgonin e policisë për të kryer
shërbimin e detyrueshëm ushtarak në degën
e organizimit për Qarkun e Elbasanit. Disa orë
më vonë, specialistët e Antidrogës kanë rezultuar
së në të njëjtin furgon policie me targa
1022, janë gjetur nën sediljen e fundit të mjetit
policor, ku janë ulur dy personat në fjalë, një
qese plastmasi transparente, brenda së cilës
është dalluar prania e një lënde bimore jeshile,
të thatë, që ngjasonte me atë të lëndës narkotike
të llojit kanabis sativa, pesha e së cilës
ishte 6,05 gramë. Nën akuzën e "Prodhimit
dhe shitjes së narkotikëve", rreth orës 13:00
të ditës së djeshme janë arrestuar të rinjtë
nga Cërriku, të dyshuar për këtë sasi droge
të lehtë. Sidoqoftë, policia dhe prokuroria
janë duke hetuar për të vërtetuar nëse është
lëndë narkotike, si dhe autorësinë e vërtetë
të fshehjes së kësaj lënde poshtë sediljeve të
furgonit policor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›