Frika nga zjarret, Xhuveli porosit vartesit
Fier- Afrimi i stines se Veres, ka vene ne levizje dhe Ministrine e Mjedisit per te marre masat paraprake, me qellim parandalimin e zjarreve. "Bashkepunimi institucional, eshte siguri per mbarevajtjen e punes dhe ne kuader te mbrojtjes nga zjarri, te merren masat e duhura", ka porositur dje, ministri Lufter Xhuveli gjate Aktivit Rajonal. Ne kete aktivitet masiv, pervec perfaqesuesve te larte te Ministrise se Mjedisit, merrnin pjese edhe 30 drejtues rajonal te Sherbimit Pyjor dhe prefekti Shahin Bejdaj. Ministri Xhuveli kerkoi nje bashkepunim nderinstitucional ne rrethe, i cili nje vit me pare, edhe pse me nje rritje ndergjegjshmerie, ende ka pasur mangesi. "Duhet me shume bashkepunim mes institucioneve shteterore. Te gjitha strukturat si ato te sherbimit pyjor, njesite e qeverisjes vendore, sherbimet e zjarrfikeses dhe cdo instance tjeter nderlidhese, duhet te kene nje bashkerendim te puneve dhe nje ndergjegjesim per mbrojtjen e pyjeve nga zjarret", tha kreu i dikasterit. Duke vene ne dukje mungesen e ketij bashkepunimi gjate viteve te fundit, Xhuveli kerkoi qe ky vit te sillte ndryshime dhe demet te ishin sa me te vogla. Si shembull, ministri permendi zjarret qe shkrumbuan qindra hektare ne zonen bregdetare te Semanit dhe Darrezezes.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj