E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxenesit me me nota, por edhe pike e kredite Sonila Isaku

Nxenesit e shkollave te mesme por edhe ato 9 vjecare tashme nuk do te vleresohen vetem me nota, por edhe me pike edhe kredite te cilat do te kene funksione te percaktuara. Keshtu, kreditit do te sherbejne per kaluar nga shkolla 9 vjecare ne gjimnaz, apo nga ky i fundit ne shkollen e larte. Sipas sistemit te ri te vleresimit, tashme nuk do te kete vetem nota per nivelin e njohurive, por nxenesit do te vleresohen me kredite per sjelljen qe kane, mardheniet me te tjeret si dhe sa angazhohen ne sherbimet komunitare apo projektet kurrikulare.
Ndryshimi
Sistemi i vleresimit te nxenesve ka ndryshuar dhe per here te pare ata do te vleresohen edhe me kredite. Per shembull, pergjate gjithe viteve te shkolles se mesme, maturanti duhet te kene grumbulluar nje minimum prej 90 kreditesh, ndryshe nuk mund te kalojne shkollen e mesme. "Ne diplomen e matures do te figurojne jo me vetem notat, po do te jene piket dhe kreditet. Maturanti apo nxenesi duhet te fitoje minimalisht 90 kredite per marrjen e shkolles, diplomes se matures, qe do t'i perfitoje nga projektet kurrikulare, sherbimi komunitar dhe modulet profesionale, te cilat kane kreditet e tyre dhe nuk vleresohen me note", ka shpjeguar Ilir Kanini, specialist i sistemit parauniversitar ne Ministrine e Arsimit. Sipas ketij te fundit nje tjeter projekt qe po punohet eshte, qe ne klasen e 9 te nise dhenia e lendes se informatikes. Sipas tij viti akademik qe lame pas vuri piketa te shendosha per vitin e ri, qe do te sjelle shume permiresime. Kanini theksoi se edhe ne kete vit do synohet qe braktisja shkollore te jete ne nivelin zero. "Per kete ne do punojme ne radhe te pare te kemi shkolla me kushte bashkekohore. Jane ndertuar shkolla te reja dhe shume te tjera jane ne rikonstruksion. Ne shkollat e medha ka perfunduar plotesimi me kabinete. Mbi 1000 shkolla do te marrin kompjuter" nenvizoi specialisti i MASH-it.
Tekstet
Per vitin e ri shkollor ka nisur pergatitja e te gjithe teksteve dhe pas pak ditesh do jene gati per t'u shitur neper shkolla. Ilir Kanini, specialist i sistemit parauniversitar ne Ministrine e Arsimit, ka pohuar se nuk ka nisur vetem pergatitja e arteve per klasen e XI. "Ka pasur 8 komisione vleresimi per tekstet dhe jane te gjithe gati. Mungon vetem teksti i arteve. Kete vit shperndarja e librave nuk do te behet me neper librari, por neper shkolla" ka theksuar Kanini. Sipas tij, aktualisht eshte bere kerkesa qe te pergatiten tekste cilesore per klasen e 12. Por, ajo qe vlen te theksohet eshte se ndryshe nga vitet e kaluara kete vit shperndarja e teksteve shkollore do te behet ne institucionet arsimore, ku mesojne nxenesit, nderkohe qe shperndara e tyre do te nise per pak dite per shkak te ndryshimit te kohes kur hapen shkollat.

Per te fituar kreditit duhet

Sjellje e mire ne shkolle
Marredhenie normale me te tjeret
Te perfitoje nga projektet kurrikulare,
Te marrin pjese ne sherbime komunitare
Te marrin pjese dhe ne modulet profesionale

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›