Nxënësit, me urdhër edhe në ekskursione
Tiranë – Të shkosh në shkollë nuk do të thotë të ankohesh vetëm për kurset e jashtligjme që bëjnë mësuesit, por do të thotë të ankohesh edhe për ekskursionet që ata organizojnë. Është edhe kjo në tjetër mënyrë fitimi që ata praktikojnë.
Është pothuajse e detyrueshme të ikësh në eskursion pasi në rast të kundërt mund të penalizohesh me notën katër.
Këtë e pohojnë edhe nxënës të gjimnazeve të ndryshme të Tiranës.
Kur organizohen ekskursione jemi të detyruar të shkojmë, pasi mësueset na përballin me presione të ndryshme ose për ne ashtu janë. Ato na thonë që po nuk erdhët do të merrni notën katër sepse kjo është pjesë e programit mësimor, apo ju që nuk vini do të shkoni të bëni mësim dhe do t`ju ulet ndonjë notë dhe nuk do t`i merrni të plota kreditet e lëndës sime. Kështu shprehet një nxënës i gjimnazit Ismail Qemali në Tiranë.
Por si është e mundur që ekskursionet, që janë thjesht një largim nga rutina e përditëshme, një argëtim për nxënësit, duhet të jetë e detyrueshme? Po ata që nuk kanë mundësi ekonomike çfarë duhet të bëjnë?
Mua nuk më lënë të iki në ekskursion me shokët e klasës pasi ato të shtëpisë sime nuk kanë mundësi të më çojnë, por mësueset na e bëjnë të detyrueshme pasi na vënë përballë disa kufizimeve si nota etj. E gjitha kjo bëhet pasi mësueset fitojnë disa para nga lekët që ne paguajmë për rrugën. Kur ulemi në restorant për të ngrënë ato asnjëherë nuk paguajnë drekën apo dhe udhëtimin pasi këto përfshihen në pagesën që ne bëjmë- shprehet një tjetër nxënës.
Kjo nuk është aspak etike dhe profesionale. Të shrytëzosh frikën e nxësësit që ka ndaj notës dhe ti detyrosh të ikin në eskursion kundra dëshirës së tyre thjesht për të fituar disa para më shumë nuk flet aspak mirë për situatën profesionale të mësuesve tanë.
Ky është një problem i cili shqetëson jo vetëm nxënësit por edhe familjarët e tyre pasi ato nuk përballen vetëm më fenomenin e kurseve në shtëpitë e mësuesve përkatës por edhe me fenomenin e eskursioneve. Dhe për çfarë ndodh e gjithë kjo zhurmë? Sipas nxënësve të këtyre gjimnazeve e gjitha kjo ndodh vetëm për disa para më tepër.
Joana Allushi/IDEA
Shkrime të tjera me interes: