Kur pica të vjen me shpejt se urgjenca e spitalit
Elbasan – Një të thënë të tillë mund ta dëgjosh shpesherë në rrugëtimin që mund ti bësh këtij qyteti. Në dukje kjo shprehje duket sa qesharake, aq edhe me peshën e vetë të vërtetësisë brenda.Vonesa e ambulancës është një problematikë për banorët e këtij qyteti.Të kontaktuar nga gazeta jonë, ata shprehen mjaft të shqetësuar dhe të indinjuar nga ky fakt.Ata thonë se në një situatë të tillë ndoshta duhet të ketë një ndërhyrje nga bashkia apo institucionet përgjegjëse. Në një sektor të tillë si ai i shëndetësisë ku gatishmëria duhet të jetë maksimale, arrihet deri aty sa vonesa apo pakujdesia rrezikon të fikë jetë njerëzore. Madje një banore e lagjes 5 Maji ndërsa e pyesim, na përgjigjet në tone edhe më të ashpëra , duke na thënë se shoferët e ambulancave janë të papërgjegjshëm dhe e përdorin këtë mjetë për shërbimet e tyre personale duke lënë kësisoj pas dore detyrën e caktuar.
Fatima Gorezi/IDEA
Shkrime të tjera me interes: