E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit në Kamëz festë karnavalesh

Për herë të parë Kamëz është organizuar një festë me Karnavalet. Në këto karnavale kanë marrë pjesë 12 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare të Kamzës, ku nxënësit e shkollave kanë performuar me veshje të përgatitura enkas për këto karnavale. Mbi 300 nxënës, kanë parakuar në "Bulevardin Blu", nga Bashkia Kamëz e deri tek shkolla e Mesme "Ibrahim Rugova". Parada e grupeve është paraprirë nga borëbardha dhe shtatë xhuxhat një butafori kjo e gjetur nga vetë nxënësit. Edhe fëmijë të tjerë kanë qenë të veshur në një mënyrë mjaftë të veçantë me veshjet e personazheve të tyre të preferuar si klloun, Hirushja , Kësulkuqja , Piter Pani, Zoro dhe shumë figura të njohura nga fëmijët. Por në këtë festë fëmijësh nuk kanë munguar as të vegjëlit e veshur me veshjet popullore shqiptare , si dhe banda muzikore e Bashkisë së Kamzës e cila gjatë gjithë kohës ka përcjellur këtë paradë me tinguj të muzikës. Përveç kryetarit të bashkisë së kamzës Xhelal Mziut i cili ishte një nga mbështetësit kryesor të këtij organizimi , i ftuar special ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Por nga ana tjetër parada e grupeve të karnevaleve ka ndikuar që për disa minuta qarkullimi i automjeteve të jetë i bllokuar nga trafiku i dendur. Ky trafik është shkaktuar si pasojë e bllokimit të një kahjeje të rrugës kryesore që ka shërbyer për festën e fëmijëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›