Tiranë/ Eksploziv në qendrën e internetit ku ndodhi krimi

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Tiranë.
Një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas edhe veten mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja tragjike ndodhi në kompleksin "Dinamo" në kryeqytet brenda një qendre interneti.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes policia ka gjetur në çantë një sasi ekspolzivi. Menjëherë është bërë evakuimi i zonës dhe skuadra e njësisë së antieksplozivit po punon për çaktivizimin e eksplozivit. Policia bëri edhe një shpërthim provë për ekspolizivin.
Uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e krimit.
Policia ka sqaruar se Koço Shyti, 57 vjeç dhe ka qëlluar me armë bashkëshorten, Arjana Shyti, rreth 45-vjeç .