Inspektime në terren për kushtet higjienike
24/05/2010 Shitja e produkteve ushqimore
Shtohen kontrollet e higjienës në tregjet dhe subjektet ku shiten produktet ushqimore për konsumatorët. Rritja e vazhdueshme e temperaturave, si dhe mungesa e kushteve të duhura higjienike për shitjen e këtyre produkteve mund të bëhen shkak për shpërthimin e epidemive të ndryshme te qytetarët. Për këtë, gjatë ditëve të ardhshme grupe të shumta inspektorësh jo vetëm të shëndetit publik, por edhe të inspektorateve të tjera sanitare në kryeqytet, do të zbresin në terren për të kontrolluar dhe monitoruar kushtet në të cilat kryhet shitja e produkteve ushqimore. Kjo veçanërisht në ato subjekte që tregtojnë akullore apo ëmbëlsira, të cilat gjatë këtij sezoni frekuentohen masivisht. Megjithatë, nuk do të mbeten pas edhe kontrollet në tregjet ku shiten bulmetrat, që vazhdimisht paraqesin probleme me posedimin e lejes higjieno-sanitare. Nga kontrollet e ushtruara deri më tani, specialistët e higjienës tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë ende probleme të shumta, që mund të mbartin një nivel të lartë risku për shëndetin e konsumatorit, “ku përfshihen produktet e akullores, pastiçerisë, që kanë konsumim të madh në këtë stinë, dhe uji i ambalazhuar dhe produktet e tjera të bulmetit apo mishit etj. Pra, në këtë periudhë intensifikohet puna e Inspektoratit Sanitar Shtetëror për ndjekjen e këtyre problemeve. Kemi një përmirësim të tregjeve në përgjithësi, po nuk mund të them që është ajo që duhet të jetë, sepse ka problematika për faktin se këto tregje, shumica e tyre, janë të pamiratuara nga Inspektorati dhe mënyra e tregtimit në to bëhet në ato kushte që të gjithë i dimë", ka pohuar gjatë ditës së djeshme shefja e sigurisë ushqimore për kryeqytetin, Lumturie Hysenllari. Nga kontrollet e realizuara deri më tani janë marrë një sërë masash ndëshkuese kundrejt subjekteve që kanë manifestuar mangësi në plotësimin e kushteve të duhura higjieno-sanitare, për të cilat janë vënë gjobat. Sipas Hysenllarit, Inspektorati tashmë ka marrë disa masa me gjobë. Deri më tani janë vendosur 35 gjoba për të metat e konstatuara në drejtim të higjienës. Në përgjithësi janë subjekte të vogla, teksa një vit më parë janë marrë edhe masa me mbyllje të aktivitetit të tregjeve dhe subjekteve të tjera.