Nxënësit në protestë për tekstin e historisë 12, kërcënojnë me bojkot

Tiranë, 28 shtator, NOA Nxënësit e shkollës së mesme A.Z.Çajupi në kryeqytet kanë kundërshtuar tekstin e ri të historisë 12 me anë të një proteste mëngjesin e ditës së sotme, në orarin kur duhej të fillonin mësimin.
Nën presionin e bojkotimit të mësimit, ata kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar duke thënë se nuk mund të mësonin ato çka u referoheshin në tekstin e ri të hartuar për këtë vit, i cili sipas tyre përmbante ndryshime politike të papranueshme.
Ndërkaq, sipas burimeve të agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, për ta parandaluar këtë protestë, e cila organizohej nga shoqata rinore dhe nxënësit, kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.
Por i madh ka qenë edhe presioni i drejtuesve të shkollës A.Z.Çajupi për ta ndaluar këtë rebelim të nxënësve, i cili është mbyllur më pas me ndërprerjen e protestës dhe rifutjen e nxënësve në mjediset e shkollës për të vijuar mësimin në kushte normale.
n.e/NOA