E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit pa shkolla, merren ambiente me qira për të bërë mësim

Autori i Lajmit: red.
Viti i ri shkollor nuk ka nisur aspak mbarë për rreth 200 fëmijë të fshatit Kallm i Vogël në Fier. Shkolla ku ata duhet të zhvillojnë mësimin është në kushte të papërshtatshme. Edhe disa nga klasat që janë në gjendje disi më të mirë se ambientet e tjera, janë të vogla për të zhvilluar mësimin mbi 20 nxënës. Kjo ka detyruar komunën që të marrë ambiente me qira në disa lokale të fshatit, ku mësimi është i pamundur që të zhvillohet. Por një situatë edhe më alarmante paraqitet për nxënësit e fshatit Riban në Përmet. Godina e shkollës aty është gati në t u shembur, duke rrezikuar seriozisht jetën e mësuesve dhe fëmijëve. Shqetësimin e tyre prindërit, mësuesit dhe nxënësit ia kanë kaluar komunës dhe Drejtorisë Arsimore të Përmetit, duke kërkuar që të gjejnë një zgjidhje, pasi në të kundërt fëmijët rrezikojnë të humbasin vitin shkollor.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›