E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicole: Dëshiroj të luaj një rol sfidues

Autori i Lajmit: red.
Liderja e grupit "Pussycat Dolls", Nicole Scherzinger dëshiron të bëhet aktore.Këngëtarja seksi ka dëshirë të madhe të luajë në një rol filmik ku do të shfaqë talentin e saj në aktrim, mirëpo prapëseprapë për të karriera muzikore është primare. “Kam bërë disa gjëra në të kaluarën, disa filma, mirëpo dëshiroj të luaj edhe në disa të tjerë. Dëshiroj të merrem më seriozisht dhe të zhvilloj role të cilat mund të më sfidojnë si aktore. Megjithatë kurrë nuk do të heq dorë nga muzika, sepse e adhuroj këndimin”, ka thënë Nicole.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›