E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikata e arsimit: Nuk ka pushime nga puna, zgjidhje kontrate

Sindikalistet e arsimit deklarojne se 1300 mesuesit e arsimit parauniversitar nuk po pushohen nga puna por ligjërisht ata nuk kane me kontrata te vlefshme. Sipas tyre, kjo ka qene nje zgjedhje e tyre per te nenshkruar kontrata te perkoheshme punësimi, dhe tashme largimi i tyre nuk duhet te perdoret per qellime politike. Kjo ka qene deklarata e sindikalisteve qe mbrojne te drejtat e arsimtareve, ne te gjithe vendin.

"Në kuptimin e kritereve ligjore kontraktuale, këtu nuk kemi të bëjmë me largime nga puna në fakt, por kemi të bëjmë me mbarimin e një afati kontraktual, sepse ashtu secili i është përgjigjur ofertës që i është ofruar për të hyrë në këtë lloj marrëdhënie. Dhe kur ky afat mbaron, marrëdhënia është zgjidhur", thotë Xhafer Dobrushi, kryetar i sindikates se Arsimit.

Persa i perket ngarkeses se re mesimore, ne sistemin parauniversitar sindikalistet shprehen dakort me rregulloren e re te MASH, por ajo sipas tyre nuk do te jete definitive, pasi do te behet nje inspektim ne te gjitha shkollat e vendit.

"Sindikatat do të mbrojnë pozicionin e ngarkesës mësimore sic është sot, në aktet normative dhe kontratën kolektive ekzistuese, e përsëris, vetëm duke përjashtuar rastet abuzive", vijon Dobrushi.

Aktualisht ne vendin tone ne arsimin publik parauniversitar japin mesim rreth 36.020 mesues, te cilet gezojne statusin e mesuesit dhe jane te mbrojtur nga kontrata kolektive te punes.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›