E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria do të shkurtojë më tej shpenzimet publike

Qeveria shqiptare do te shkurtoje me tej shpenzimet publike me qellim permiresimin e borxhit publik. Duke pare problemet e panumerta qe shkaktoi akumulimi i borxhit publik ne Greqi, qeveria shqiptare vendosi te ndjeke nje politike te re ne menaxhimin e tij. Kryeministri Berisha deklaroi gjate mbledhjes se keshillit nderministror per planifikimin e strategjive, se qeveria nuk do te marrre kredi te tjera pa shlyer me pare kredine 250 milione euro qe mori nje vit me pare.

"Eurobordet e Shqipërisë, emëtohen për herë të parë në historinë e vendit, është i larë, i madh por duhet të jemi realist, se pjesa dërmuese e tyre do të përdoret për të likujduar përfundimisht kredinë që morrëm vjet, në mënyrë që interesat e saj të mos rëndojnë. Adaptimi i një politike më agresive. Të nderuar zotërinj ministra, dhe anëtarë të këtij komiteti që shpenzimet të zvogëlohen me 20 për qind", tha kryeministri Sali Berisha.

Nderkohe gjate mbledhjes se perjavshme qeveria miratoi disa vendime qe kane te bejne se pari me përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, ngritjen e nje universiteti per sportet ne vend. Kryeministri Berisha deklaroi me tej se këtë vit fillon konkretizimi i tre projekteve të mëdha infrastrukturore, Tiranë-Elbasan, Berat-Tepelenë, Tiranë-Klos. Sefundi shefi i qeverise i kerkoi ministrit te linjes qe brenda ketij viti te perfundoje procesi i legalizimeve ne vend.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›