Nxirret nga rrenojat trupi i 13-vjecares

Gjendet ne rrenoja trupi i 13-vjecares Anxhela Dalani, e cila bashke me nenen e saj Valbona gjeti vdekjen nga shembja e pallatit ku ajo banonte ne Gjirokaster.
Nene e bije dhe 65-vjecarja Parashqevi Zoto jane tre viktimat e ngjarjes se rende qe ndodhi mesditen e djeshme ne qytetin jugor.
Familjaret kane pritur me ankth dhe me shprese deri ne momentin e fundit per te mbijetuar, por fatkeqesisht keto tre persona nuk kane mundur te shpetojne gjalle.
Forcat speciale shqiptare ne bashkepunim me ato te Janines prej dites se djeshme nisen operacionin e shpetimit, nderkohe qe tani u takon zyrtareve te vendosin se kur do te shembet perfundimisht pallati, pasi ndertesa eshte rrezik edhe per kalimtaret.