Shembja e pallatit në Gjirokastër ka çuar në pranga 8 persona, ndërsa dy janë kërkim.
Burime nga policia e Gjirokastrës, kanë bërë të ditur sot paradite listën e plotë të të arrestuarëve që janë nën akuzë si përgjegjës për ngjarjen e rëndë.
Menjëherë u krijua grupi hetimor me specialistë të Policisë së Gjirokastrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së këtij rrethi.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shembja e pjesshme e pallatit ka ardhur si pasojë e punimeve për ndërtimin e një pallati 8 – kate nga shoqëria e ndërtimit “ARTI” sh. p. k me president dhe drejtues teknik Sotiraq Janora me seli në Gjirokastër si dhe po nga këto gërmime rrezikohen të dëmtohen edhe disa banesa të tjera në kufi me objektin në ndërtim.
Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi dokumentacionit të subjektit për pallatin në ndërtim si dhe janë marrë dokumentet pranë Degës së Tatimeve dhe qendrës së regjistrimit të biznesit pranë Bashkisë në Gjirokastër.
Janë marrë në pyetje të gjithë personat e dëmtuar dhe dëshmitarët okularë, si dhe të shoqëruan 20 persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Nga hetimet paraprake rezultoi se nga personat e dyshuar për ketë ngjarje, 8 prej tyre kane konsumuar veprat penale “të shkeljes së rregullave në pune”
Mbi bazën e provave janë ndaluar:
Alfred Mamani 49 vjeç, (shiheni te fotoja bashkalidhur) me arsim të lartë, shef i Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Admir Shehaj 30 vjeç, Përgjegjës në Inspektoriatin e Ndërtimit në Bashkinë Gjirokastër, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Afërdita Papamihali, 56 vjeçe, sekretare e K.RR.T-së në Bashkinë e Gjirokastrës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Ndërsa janë arrestuar në flagrancë:
Jani Ndriço 45 vjeç, ekskavatorist në firmën “Arti Sh.p.k”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”.
Thanas Llahana 58 vjeç, inxhinieri gjeolog, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”.
Njazi Çobani 45 vjeç, arkitekt i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”.
Luan Bufi58 vjeç, inxhinier ndërtimi i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”.
Sotiraq Janora 43 vjeç, president dhe drejtues teknik i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, nën akuzën e “shkeljes së rregullave në punë”.
Kurse në kërkim janë:
Gjergji Meçe inxhinier zbatues i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”, dhe Aristotel Haxhi bashkëpronar i shoqërisë së ndërtimit “Arti shpk”.
...