E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomisë Ok në parim p/buxhetit 2009

Miratohet ne parim pr/buxheti i kritikuar nga opozita. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave e miratoi sot në parim draftin.Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu dha arsyet se pse ky pr/buxhet duhet pranuar 

TIRANE- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot në parim projektbuxhetin për vitin 2009.
Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu e mbrojti p/buxhetin e shtetit për vitin 2009. Ai konstatoi se ku pr/buxhet përveçse garanton një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik në vend jep dhe marzhe sigurie, duke qënë se përballemi me një vit ku në të gjithë botën ka krizë financiare.
"Ky buxhet synon të konsolidojë më tej stabilitetin makroekonomik të vendit përtej zhvillimeve që ka patur ekonomia botërore, ndërsa ne mbetemi një vend me një stabilitet të qëndrueshëm makroekonomik, përsa i takon rritjes ekonomike, nivelit të inflacionit, kursit të këmbimit, bilanceve të tjera që kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare dhe nivelit të papunësisë", theksoi zv/ministri Shehu.
Sipas tij, në p/buxhetin e shtetit 2009 janë parashikuar edhe dy reforma thelbësore në sektorë prioritarë si ai i arsimit dhe shëndetësisë.
Në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2009 programohet një rritje ekonomike rreth 6.3 %, inflacioni në nivelin 3+-1 %, të ardhurat janë parashikuar në 333 miliard lekë, ndërsa shpenzimet llogariten 383 miliard lekë. Opozita e ka kritikuar buxhetin, sidomos në zërin për rritjen ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›