E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet pronari i firmës së ndërtimit, ish-drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës

Hetimet për lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia, tri inxhinierët e KRTT-së, kundërshtuan vendimin

Forcat e Policisë kanë ndaluar drejtuesin e punimeve të firmës “Arti” sh.p.k, në afërsi të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Burime të Policisë së Gjirokastrës saktësuan se i ndaluari është Sotiraq Janora, i njohur si drejtuesi i kompanisë që po kryente punimet për ndërtimin e një pallati, pranë atij që u shemb. Mësohet se Sotiraq Janora, ka qenë drejtor i Hipotekës së Gjirokastrës, në kohën e qeverisjes socialiste.
Të njëjta burime, saktësuan se hetimet ndaj tij, do të fokusohen, për rregullat dhe kushtet teknike të zbatuara gjatë ndjekjes së zbatimit të projektit.
Ndërkohë, mësohet se pjesë e hetimeve do të jetë edhe bashkia e Gjirokastrës, e cila vetëm pak muaj më parë ka dhënë lejen e ndërtimit për ngritjen e pallatit, që u bë shkak për shembjen e një tjetri.
Këto hetime do të shtrihen mbi dokumentacionin e mbledhjes së KRRT-së së bashkisë, deri në dhënien e lejes së ndërtimit.
Ndërkohë, mësohet se policia ka administruar dëshmitë e tre inxhinierëve të KRRT-së së Bashkisë së Gjirokastrës, që mësohet të kenë kundërshtuar dhënien e lejes për ndërtimin e pallatit, që u bë shkas për shembjen e pallatit tjetër.
Nga hetimet paraprake mendohet që ngjarja e rëndë të jetë shkaktuar si rezultat i punimeve që po kryheshin në afërsi të këtij pallati banimi, si pasojë e të cilave është shkaktuar rrëshqitja e dheut nën themelet e pallatit.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›