E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depardieu mori pasaportën nga Putin

Aktori i njohur francez, Gerard Depardieu ka marrë pasaportën ruse, gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Kremlinit, sipas së cilit, kreu i shtetit i ka dhënë aktorit me famë botërore pasaportën e re, gjatë një vizite të shkurtër në rezidencën e Putinit. 

Ylli i kinemasë franceze, kishte filluar një betejë kundër taksave tepër të larta në Francë dhe pati kërcënuar se do të hiqte dorë nga pasaporta franceze në shenjë proteste. Por super taksa e propozuar nga presidenti Hollande, që parashikon 75 % për këdo që fiton mbi 1 milion euro, pak ditë më parë u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Parisit.    Pavarësisht kësaj, Gerard Depardieu, i cili tashmë banon në Belgjikë, deklaroi se ky vendim nuk ndryshonte gjë për vendimin e tij, për të jetuar jashtë Francës. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›