Ne fillim nje permendore per te vraret...
shte nje moment teper kritik per politiken kur nje politikan i larte perqafon ide qe kundershtari ia ofron si ekzagjerime apo lajthitje. Ka ndodhur disa here gjate ketyre viteve te tranzicionit. Ndodhi serish ditet e fundit ne Gerdec gjate perurimit te nje rruge nga kryeministri Berisha. Duke folur per te ardhmen e kraterit qe u hap nga shperthimi i 15 marsit te vitit 2008 ku humben jeten 26 njerez dhe u plagosen qindra te tjere zoti Berisha megjithese nuk ndodhej prane kraterit dhe nuk ishte rasti per ta zene ne goje sa kohe qe nuk shkoi ta shihte me sy premtoi se ne te ardhmen aty do te ndertohej nje kompleks sportiv.
Muaj me pare shefi i opozites Edi Rama kishte thene dicka te tille nuk duhet te cuditemi qe nje dite pushtetit qe po tenton te laje duart me Gerdecin ta finalizoje gjithe kete perpjekje duke mbuluar skenen e tragjedise me nje tapet jeshil qe do te quhet fushe sporti. Rama e thoshte kete si nje ekzagjerim si nje gje qe nuk mund te behej me qellim qe te nxirrte ne pah gravitetin e asaj qe po behej per transformimin e tragjedise se Gerdecit nga nje histori e abuzimit me pushtetin nje histori te shkeljes se rregullave te sigurimit teknik
Mirepo ne viziten e tij te pare ne Gerdec si ti kishte mbetur ne mendje metafora e hidhur me tapet jeshil e kundershtarit te tij si te donte ti kthente nje resto apo si ta kishte pelqyer ose menduar vete jo si lajthitje por si zgjidhje te pershtatshme ndertimin e nje fushe sporti ja ku kryeministri e njofton ate publikisht si nje propozim serioz
Propozimi ne fjale ka vecorine te jete shume i zbuluar dhe lehtesisht i atakueshem kryesisht per shkak te njerezve qe humben jeten ne ate krater te mallkuar ku vdiqen edhe femije. Por duhet te ruhemi qe te mos biem ne kete lehtesi. Propozimi tingellon cinik jo thjesht sepse krijon lidhje te renda midis lojes dhe te vdekurve. Ne fund te fundit jeta nuk vdes e nuk ndalet me vdekjet sado tragjike qofshin. Koha eshte me se e njohur shpelan historine zhduk nga faqja e dheut plaget e predhave dhe shperthimeve natyra priret te marre ne zoterim dhe te veshe me ngjyrat e saj te larmishme token e saj. Duke imituar natyren njeriu gjithashtu pranon efektin sherues te kohes. Keto gjera dihen. Nje kompleks sportiv ne kraterin e Gerdecit nuk do te ishte nje hata madje mund te ishte nje zgjidhje interesante. Ne Nju Jork ka pasur propozime per te ngritur nje xhami ne vendin ku terrorizmi islamik rrezoi kullat binjake duke vrare mijera njerez nga shume vende te botes. Kjo ide ka njohur mbeshtetes e kundershtare ekselente.
Por zeri i te lenduarve dhe i familjeve qe humben te afermit e tyre ne ate katastrofe qendron mbi te tjeret dhe eshte vendimtar ne finalizimin e debatit qe ka shperthyer. Per analogji ceshtja se cdo te behet me kraterin e kobshem te Gerdecit mund te shtrohet e duhet te shtrohet per nje diskutim me te gjere ne publik duke perfshire me perparesi personalitete shkencore letrare artistike e tjere. Permasat dhe kuptimi i tragjedise se Gerdecit e perligjin plotesisht nje diskutim te tille. Nga ana tjeter eshte e domosdoshme te merret mendimi i banoreve te prekur ne radhe te pare i familjareve qe kane humbur te afermit e tyre ne ate ploje. Disa prej tyre mund te mos kene ngene apo luksin te vrasin mendjen e te japin mendime por duhen pyetur e konsultuar per cdo propozim te kualifikueshem.
Familjaret e viktimave nuk mund te pyeten per kraterin pa u zbardhur dosja e Gerdecit ne gjykatat shqiptare dhe ne ate te Strasburgut. Per ta dhe per mbare publikun perparesi absolute per momentin ka dhenia e drejtesise. Mbulimi i skenes se tragjedise vjen pas pret. Ne kete kontekst propozimi i zotit Berisha per kraterin eshte shume i parakohshem.
Ai eshte nje propozim i nxituar dhe i menduar keq jo vetem sepse nuk dime te jete konsultuar me te lenduarit apo me ndonje celule te kesaj shoqerise sone civile por edhe per shume arsye te tjera. Gjykimi i Gerdecit eshte ne proces. Familjaret e viktimave kane ngritur padi edhe ne Gjykaten e Strasburgut. Disa zhvillime ne prokurori dhe gjykate kane treguar qarte se shume segmente te pushtetit jane ne kundergare me familjaret e viktimave per te verteten e Gerdecit. Meraku per tapetin e kraterit nuk eshte ne kete moment ne nje gjatesi vale me merakun e te demtuarve dhe te mbare opinionit publik per zbardhjen e krimit qe ndodhi ne Gerdec.
Kryeministri ka heshtur deri me sot per rolin qe ka pasur ne fabrikes e vdekjes Rrahman Selmanllari nderkohe qe e ka paraqitur si militante te flakte te PD-se dhe ka treguar hollesira per biznesin e tij ne Orikum te Vlores. Kryeministrit mund ta perkrahte apo edhe ta nxiste idene e kompleksit sportiv sapo drejtesia te qetesoje njefaresoj shpirtrat e vrare por atij nuk i shkon ta lancoje i vetem kete ide sepse ka qene kryeminister ne kohen kur ndodhi kjo gjeme e cila e ka zanafillen te vendimet e miratuara ne Keshillin e tij te Ministrave. Se fundi e menduar apo jo kompleksi sportiv ashtu sic u propozua larg kraterit dhe ndoshta edhe larg atyre qe e paguan me jete njerezish papergjegjshmerine shteterore ne Gerdec tingelloi si nje pergjigje apo si nje tallje me ate qe shefi i opozites e kishte thene muaj me pare jo si nje profeci per qendrimin e neserm te qeverise por si nje metafore te lajthitjes. Kur ne mes ka te vdekur kjo eshte shume.
Gerdeci eshte nje tragjedi kombetare. Megjithese jane shkruar shume shkrime dhe madje edhe libra per te ende nuk i kemi sistemuar mesimet qe duhet te gdhendim ne shtyllen e kultures se drejtimit nga ky pesim. Nuk eshte nje pune kaq e lehte. Duhet te thote edhe drejtesia fjalen e e vet. Duke pritur drejtesine ka dicka qe mund te beje qeveria prane kraterit pa i cenuar prioritetet ngritjen e nje permendoreje per te vdekurit duke shkruar nje nga nje emrat e tyre pse jo duke stampuar edhe fytyrat e tyre. Qe ti kujtojme dhe te na kujtojne gjithmone se sa e tmerrshme eshte bomba e korrupsionit.