OBJEKTETEPAVLERESUARTEMUZEUMEVE
Në librat e inventarëve të muzeumeve, në kollonën e çmimeve, përbri përshkrimit të objektit, gjen të pasqyruar edhe çmimet, duke filluar që nga viti 1946. Çmime qesharake që variojnë nga 5 deri në 2 mijë lekë
Njëra nga detyrat më të ngutëshme të ditëve të sotme për muzeumet e Shqipërisë është rivlerësimi i objekteve që ata kanë në ruajtje. Dikur, përpara viteve nëntëdhjetë, muzeumet realizuan me aq sa ishte e mundur një nga detyrat e tyre themelore, mbledhjene objekteve më të rëndësishme, që paraqesin rrugën nëpër të cilën udhëtoi historia dhe kultura jonë. mimet me të cilat u blenë, apo u vlerësuan atëherë objektet, ishin vetëm çmime inventari. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme. Gjithashtu, në atë kohë, ishte e panevojshme që objekti të merrte një vlerësim financiar korespondues me rëndësinë e tij. Ishte primare vetëm përmbajtja hiostorike, apo kulturore. Sot kohët kanë ndryshuar. Në filozofinë e sotme, kur thuajse gjithçka matet me para, kërkohet edhe një vlerësim në lekë, sa më real, i objekteve. Kjo është domosdoshmëri dhe urgjencë.
Në librat e inventarëve të muzeumeve, në kollonën e çmimeve, përbri përshkrimit të objektit, gjen të pasqyruar edhe çmimet, duke filluar që nga viti 1946. Sa janë? 5 lekë, 7 lekë dhe më i larti 2 mijë! Më vonë, për ato objekte që kanë bërë bujë, çmimet janë vendosur më të lartë. E megjithatë mbeten qesharakë. P.sh. Shpata e Sulltan Bajazitit të II-të, e cila vlerësohet në rreth një milion euro, figuron në inventar me një çmim prej 70 lekësh. Koburet e argjendëta, të lara me ar, që në dyqanet e antikuareve të zakonshme të Evropës i gjeje dikur me 1 mijë euro, në muzeumet tona kanë një vlerë prej 150-200 lekë, ndërkohë që ato të sajuarat, e shkatarraqe, në Pazarin e Krujës mbahen për 100 mijë lekë. Shpatat damaskine, që në tregun e antikuareve në Londër arrijnë deri në 200 mijë stërlina, tek ne janë të vlerësuara me 50-80 lekë. Gdhendjet e mrekullueshme në dru, ato disa shekullore, janë të inventarizuara me 1-2 mijë lekë, kur e thënë popullorçe, kushtojnë qimet e kokës. Lëre argjendaritë! Ndoshta do të duket e pabesueshme po të përmendim se vlera e një gjymi dy shekullor, krejt argjend, e që peshon ndonja 5 kg. është vetëm 50 lekë. Veshjet e mrekullueshme, të qëndisura me fije ari, janë çmuar deri në 1500 lekë. Epitafi i Gllavenicës, kryeobjekti i muzeologjisë shqiptare, të cilin në vitin 1975, në Paris e vlerësuan 2,5 milion dollarë, me vlerën e atëhershme të dollarit, e ka çmimin vetëm 100 mijë lekë.Po koka e Apollonit? Edhe kjo 100 mijë lekë. Kur u ekspozua në vitet ‘80 të shekullit që shkoi, në Mynih, Gjermania dha një garanci prej 1 milionë dollarësh Kurse koka e mrekullueshme e Demostenit është e inventarizuar për 1500 lekë. Edhe “Bukuroshja e Durrësit” figuron 1 mijë lekë. Të gjitha pikëçuditëset e botës nuk do të mjaftonin për të shprehur çudinë e çmimeve të objekteve në muzeumet e Shqipërisë.
Sot, a nuk janë qesharakë dhe të rrezikshme të tilla çmime? Dhe ne bazohemi në qesharaken për të vlerësuar pasurinë e pamatë të muzeumeve tona!
Të “shokuar” nga këto çmime absurde, pesëmbëdhjetë vjet më parë bëmë një vlerësim “toptan” prej rreth 340 milion dollarësh të atëhershëm për objektet e fondit etnografik të Institutit të Kulturës Popullore dhe 360 milion dollarë për objektet arkeologjike. Vetë fjala “toptan”, që sapo përmenda, tregon saktësinë e këtij vlerësimi, që nuk është i ndarë as për njësi. Një punë më të mirë në këtë drejtim ka bërë Instituti i Monumenteve për vlerësimin e ikonave, çmimet e të cilave përafrohen me ato të tregut ndërkombëtar. Galeritë e arteve, muzeumet e rretheve në vartësi të bashkive, apo të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk janë gjëkundi.
Cilat janë pasojat e këtij mosvlerësimi monetar real?
Ne nuk e dimë se çfarë pasurie kemi në muzeumet tona. Sa për kuriozitet, në një vlerësim me mend, e shpejtë, e shpejtë, që kemi bërë para dy vjetëve me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, vlera e objekteve në muzeumet e Shqipërisë arrinte në ndonja 1 miliard dollarë të atëhershëm.
Duke mos patur një vlerë reale, por qesharake, nuk bind dot askënd për të financuar miliona për rregullimin e gjëndjes katastrofike të konservimit, (ruajtjes pa prishje të objekteve), në muzeumet e Shqipërisë.
Pa ditur se çfarë vlerash ke, nuk të financon njeri as për ekspozimin dinjitoz tëobjekteve. Në një kohë që kërkojmë turistë, turistët duhen të tërhiqen edhe nga muzeumet. Pa t’i krahasojmë ekspozimet tona me ekspozimet në muzeumet e Evropës? Dhe tjetri të vlerëson menjëherë. E si do të duken objektet akoma prapa xhamave të Kavajës, që deformojnë pamjen, e në ato vitrina si kot më kot? Apo me ato taraca si e Galerisë së Arteve në Tiranë, ku uji i shiut mblidhej me kova e legena?
Duke patur një vlerësim real, kur t’i themi shtetit, se veç këtyre që përmendëm duhet shpenzuar shumë edhe për restaurimin, ai mekanizëm, që quhet shtet, e që duhet t’u përgjigjet të gjitha çështjeve, do të jetë i detyruar të financojë edhe këtë aspekt të trashëgimisë.
Një vlerësim real i objekteve do të ndryshojë edhe mendimin e përgjithshëm shoqëror për muzeumet dhe do të vlerësojë më drejt punonjësit e muzeumeve, që nganjëherë tani, konceptohen edhe thjeshtë si magazinierë.
Vlerësimi real i objekteve do të imponojë një kujdes më të madh, pra do të përmirësojë punën e muzeumeve.
Përmbledhurazi, vlerësimi real do të jetë baza e ndërtimit të politikave teknike, të
mbështetura edhe financiarisht, për të siguruar trashëgiminë e objekteve muzealë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre. Vlerësimi real do të ketë ndikimin e vet edhe në çmimet e tregut të vlerave kulturo