E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët kanë nga të marrin shembull për vetëgjyqësi

 

Është e qartë se të kërkosh falje apo t’i drejtohesh organeve kompetente për të zgjidhur probleme të ndryshme, është më mirë sesa të nxjerrësh pistoletën. Po unë dua të shtoj se si Berisha kërcënoi deputetin Balla: Do të vras! Me këtë kërcënim Berisha ka treguar, se nuk njeh fare ligjin e shtetit si dhe institucionet shtetërore. Me këtë kërcënim i ka treguar gjithe shqiptareve, që të mos i drejtohen institucioneve shtetërore po problemet t’i zgjidhin me vetëgjyqësi, AKA nënkupton se shteti është kot. Në Amerike vetem ta përqeshësh tjetrin të vene gjobe, bile të rrasin edhe në biruce. Po të kërcënosh të vene hekurat, për të kryer një stazh të mire kohe në biruce dhe mbas lirimit për gjithe jeten je i survejuar. Pra kemi një Berishë me pushtet që paguhet dhe një Berishë pa pushtet që kërcënon dynjanë. Ky rast i deklaruar në Kuvend nga Kryeministri duhet të binden shqiptaret, se Shqipëria jo vetem nuk u be në keto 18 vjet, po me Berishën dhe shoke si ky, Shqipëria kurrë nuk ka për t’u bere. Historia botërore nuk njeh kurre një shembull tipik si ky i Berishës në Parlament. Ky nuk e di ate që thone të vjetrit me eksperience. Pse të djegësh duart, kur ke mashën. Pra, pse të kërcënosh, kur jo vetem ke ligjin, po je kembe e krye në krye të ligjit. Thone që, “Iriqi në ferrë se në ferrë e ka kënaqësinë”. Edhe Berisha në Mesjete, me kanun e ka kenaqesine, po që Kanunin nuk e njeh aspak. Se me e njofte sadopak, kurrë se kishte bere ate kercnim. Nuk ka ndodhur kurrë, që në Kuvend të Burrave të flitet pa radhe (mos u ngutni, merrni vesh shoshojn) e jo më me kërcënuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›