E Hënë, 2 Nëntor 2026

OBSH: 200 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin e ndotjes së ajrit në Shqipëri, gjë kjo që shkakton vdekjen e rreth 200 persona për çdo vit. Në një raport të saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Shqipëria është një nga vendet me më shumë ndotje në botë dhe se ajri i ndotur shkakton vdekjen e rreth 200 vetëve në vit, shumica në kryeqytetin Tiranë.

Në një raport të një dite më parë, OBSH-ja thekson se se niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet është shumë më i lartë sesa lejojnë standardet ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, duke ulur jetëgjatësinë dhe duke vënë në rrezik një numër të madh njerëzish, veçanërisht fëmijët.

Organizata Botërore e Tregëtisë thotë se ndotja e tepërt e ajrit në Shqipëri shkaktohet nga karburanti i lirë që përdoret për makinat e vjetra dhe të përdorura. Organizata i bën thirrje Shqipërisë që të ndërmarrë masa për të ulur nivelin e ndotjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›