Topi: Do të jemi të parët që do të njohin pavarësin
Pas deklaratve të njëpasnjëshme rreth çështjes kosovare, kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse nuk do të arrihet ndonjë kompromis. Në një intervistë për Euroneës, presidenti Topi ka ritheksuar qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me këtë çështje duke shtuar se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga të gjithë. E ndërsa ka theksuar rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, kreu i shtetit u shpreh se “Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të njohë pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk arrihet ndonjë kompromis në bisedime nuk mbetet më rrugë tjetër”.