Tritol nga Tritani
Sa here qe hasim ne trajtime te tematikes fetare nga politikanë, ish-politikanë apo edhe intelektualë te ndryshëm, gjejmë dy menyra qasjeje. E para, nje qasje e tipit kuadrate, formale, mekanike akull e ftohtë e mbështjellur me fashon justifikuese "tolerancë fetare e paparë në të gjithë globin", dhe qasja e dyte eshte ajo e kategorive të pozicionuara mire ne llogoret e veta religjioze, por, që nuk duan te dalin hapur, drejt, dhe në kundërshtim te kësaj përdorin praktikën e vënies së tritolit në bazamentet e tolerancës së vërtetë. Kjo kategori e fundit, e cila shpesh mundohet të vendosë kompresa me uthull në ballin e nxehtë te muslimanëve shqiptarë, ne vend që të shëroje klimën delikate të brishtë të marrëdhënieve ndërfetare, kujdeset që këto kompresa të jenë sa më të nxehta të mundshme.
Si rrufe ne qiell të pastër pa asnjë shkak dhe shpesh pa lidhje me situata apo ngjarje të rëndësishme, qasje të tilla shfaqen ne mediat tona apo edhe jashtë duke lënë me gojë hapur secilin. Nuk janë të rralla rastet e përfaqësuesve të popullit që në të njëjtën kohë janë edhe përfaqësues të popullit musliman si vlerë maxhoritare e këtij vendi, që me të fishkëllyer rrotat e avionëve të tyre në aeroportet e huaja, me një entuziazëm apostolik shpallin teza të kristianizimit, të gërryerjes, të konvertimit me dhunë apo edhe të fatkeqësisë otomane apo natës së zezë sterrë që kishte gjunjëzuar këtë popull. Për t'u kthyer pastaj në vendin e vet dhe për të kërkuar falje për keqkuptimet e mundshme.
Tani të merresh me Tritanin është zhvlerësim që i bëhet kohës si koncept i çmueshëm, por do të ishte mirë të ndaleshin në disa teza te tija në shkrimin "Dialogu fetar dhe bazat e qenësisë së tij" që nuk janë vetëm të tijat por që shpesh i kemi hasur dhe që përfaqësojnë atë që mund të quhet "post-kryqëzata shqiptare".
Koncepti i përdorur per përplasjen e simboleve është një koncept i importuar i cili nuk ka rrënjë në historinë e muslimanëve shqiptarë,për arsye se toleranca e treguar nga muslimanët shqiptare është ndërtuar pikërisht mbi respektin ndaj këtyre simboleve, ndaj edhe termi përplasje simbolesh është term i importuar i cili në thelb tregon konceptin që kanë mbështetesit e kësaj teze ndaj simboleve të feve të tjera.
Sigurisht që thelbi i shkrimit të Tritanit nuk i shërben konsolidimit të ambientit paqësor. Më shumë se një shkrim të jep përshtypjen e një ripërsëritjeje nën petkun e tolerancës fetare, të tezave të vjetra tashmë, që ne më parë i patëm quajtur, "fishekë të ndryshkur të një pushke të vjetër që mundimshëm qëllon pa rënë në shenjë". Loja me përqindjet e besimeve fetare tashmë është kthyer në një komedi. Është pothuaj e kotë të përqëndrohesh në spekullimet që bëhen me to. Pati edhe nga ato që muslimanët shqiptarë i degdisën diku te 30 %. Në këto gjoja sondazhe të çudit fakti se vetëm të krishterët kanë pësuar rritje, por askush nga këta nuk thotë se rritja demografike ka për qëllim të favorizojë maxhorancën, për më tepër kur kjo maxhorancë muslimane e ka në kulturën e vet demografike formimin e familjeve me shumë pjestarë. Askush nuk thotë se martesat e përziera favorizojnë gjithmonë maxhorancën për arsye se probabiliteti i kalimit të minorancës në xhirin e maxhorancës në formë bashkëshortësie, është më i madh. Askush nuk thotë se ateistët, që këta ia atribuojnë si humbje në përqindje maxhorancës muslimane, i takon pjesë edhe minorancës.
Pastaj kur në mënyrë spekulative kërkojnë të ndajnë bektashitë si religjion më vete, ngelin pa dhënë përgjigje faktit se për të qenë religjion së paku duhet të përmbushen dy faktorë bazë. Së pari pasja e një libri hyjnor të shpallur dhe prezenca e dëshmuar e një Profeti. Meqë komuniteti bektashian për libër hyjnor ka Kur'anin dhe Profet Muhamedin a.s., më shumë se komunitet fetar është komunitet sektar në gjirin e muslimanëve. Nëse me të njëjtën logjikë do të vlerësonim komunitetet sektare në gjirin e kristianizmit, atëherë do të përftonim një hartë religjioze me përqindje nga më të çuditshmet. Askush nuk përmend, kur bie fjala për përqindjet fetare, se Shqipëria nuk është ajo e viteve '13. Duke shtuar edhe muslimanët shqiptarë brënda kufirit natyral të saj, atëherë pretendimet e tyre bëhen të papërfillshme.
Ndërsa koncepti i barazisë së burrit dhe gruas në Islam apo bektashizëm i trajtuar në këtë shkrim është tejet amatoresk.
Tezës së Janullatosit se 500.000 shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, janë grekër, për herë të parë i shtohet teza apo tritoli i Tritanit se edhe 400.000 shqiptarë që punojnë jetojnë apo studiojnë atje, janë potencialisht të krishterë. Vetëm ne shqiptarët kemi shansin të dëgjojmë perla të tilla të thëna nga vetë ne shiptarët.
Shumë eksponentë të tillë "të infiltruar" së bashku me profesorët e tyre do të dëshironin shumë që BE apo NATO të udhëhiqeshin nga Papa në mënyrë që teza e tyre se, integrimi i shqiptarëve në këto dy organizma është vlerë e krishterë, të ishte e vërtetë. Por zhgënjimit të tyre në këtë pikë s'kemi ç'ti shtojmë asgjë.
Po ashtu shohim qartë tentativën për të mbajtur në anestezi të vërtetat në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët kur në shkrimin e tij bëhet dallimi fyes dhe selektiv kur thuhet se pranimi i Krishterimit nga ana e shqiptarëve u bë me vetëdije, ndërsa ai i Islamit me imponim. Ka kaq shumë fakte dhe autorë të cilët i kemi përmendur edhe në shkrimet e tjera të cilët në mënyrë shkencore kanë argumentuar se pranimi i Islamit nga shqiptarët u bë si pasojë e një sërë faktorësh ku prevalon ai shpirtëror, pastaj ai kombëtar dhe pastaj ai territorial dhe në fund fare ai ekonomik.
Tritani dhe tritanët sinqerisht do të donin që historia e Shqipërisë të kishte filluar në shekullin e katërt, kur thonë se feja e krishterë është më autoktonia. Me një vështrim gjakftohtë dhe serioz e kupton se iluzionet dhe mllefi i tyre arrin përmasa shqetësuese. Të mohosh, denigrosh, harrosh historinë e popullit tënd mijëra vjet para kristianizmit dhe qindra të tjerë pas tij, me qëllimin e vetëm të glorifikimit apo tifozllëkut të sëmurë religjioz, mbi të gjitha është mosrespekt dhe armiqsi patologjike.
Është sa e vërtetë aq edhe e domosdoshme arritja në një përkufizim të saktë të terminologjisë "tolerancë fetare në Shqipër". Çka do të thotë kjo? Kush është burimi kryesor që gjeneron këtë tolerancë? Mbi çfarë kriteresh mbahet ajo? Cilat janë limitet e saj dhe shkaqet që mund ta shkatërrojnë atë? A i shërben tolerancës mosbarazia e trajtimit të komuniteteve fetare? A është maxhoranca vlerë burimore e kësaj tolerance? Cili është roli i komuniteteve fetare dhe i shtetit në përsosjen e kësaj vlere?
Mendoj se diku qëllimisht diku nga indiferenca, një qasje e tillë nuk është bërë. Imponimi deri në fiksacion i figurave apo vlerave të një besimi në kurriz të një tjetri, kthimi herë herë në strategji shtetërore apo edhe mediatike i përhapjes së vlerave të kristianizmit duke mos ofruar të paktën kushte të barabarta, nuk i kanë shërbyer dhe nuk i shërbejnë tolerancës dhe dialogut mes besimeve.
Dialogu ndërfetar është vlera më e çmuar sot që shërben edhe si model për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë. Sigurisht dialogu do paramtrat e tij dhe parametri bazë është respektimi i ndërsjelltë i vlerave të secilit besim i cili manifestohet me saktësinë e fakteve dhe njohjen e meritave të palëve në dialog.