E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seance e jashtezakonshme e parlamentit britanik

Kryeministri britanik David Kameron tha sot se qeveria britanike eshte e angazhuar  qe te mos lejoje ekzistencen e kultures se frikes neper rruget e Londres dhe se keqeberesit do te ndeshkohen. Mengjesin e sotem policia britanike nisi kontrollet neper banesa.  Deri tani jane arrestuar me shume se 1 mije e 100 persona qe nga fillimi i trazirave te shtunen. Nata e mbremshme ishte e para nate e qete ne Londer.  Policia ka njoftuar per incidente te vogla nderkohe qe rruget e Londres Mancesterit Liverpulit e Birmingait jane mbushur me forca te shumta policore.

Kryeministri britanik David Kameron tha sot ne nje seance te jashtezakonshme te  parlamentit se trazirat qe kane mberthyer vendin thuajse krejt javen e kaluar nuk kane te bejne me politiken apo protestat por jane rezultat i nje kulture e cila  glorifikon dhunen.

Ai tha se qeveria britanike nuk mund te lejoje qe ne rruget e saj te ekzistoje kultura e frikes duke paralajmeruar plackitesit  se do te identifikohen e do te perndiqen per veprimet e tyre.

Per disa nete me rradhe ne Londer dhe qytete te tjera britanike te rinj kane djegur makina dhe ndertesa kane vjedhur dyqanet dhe jane perleshur me policine.

Trazirat shperthyen mbas vrasjes se nje te riu nga policia  ngjarje ende e pa zbardhur krjetesisht ne nje nga lagjet e varfera ne veri te Londres. Por ky ishte vetem preteksti. Shume londineze fillimisht e menduan se dhuna ishte nje reagim ndaj papunesise se vazhdueshme mekembjes se ngadalte ekonomike dhe shkurtimeve ne shpenzimet  publike nga qeveria e re e vendit.

Por ne keto trazira nuk kishte parrulla sllogane thirrje apo kerkesa. Shume shpejt u be e qarte se keto trazira ishin dicka tjeter.

Profesori i gjeografise  Kris Hamnet  ne Kolegjin King jeton ne veri te Londres jo shump larg nga vendi ku ndodhen trazirat.

Ajo qe pame ishte kryesisht trazira per te sjelle peshtjellim dhe per te perfituar. Keta njerez nuk po shprehin zemerimin e tyre ndaj nje shteti shtypes. Keta njerez mendojne se eshte terheqese te besh rremuje.

Trazirat u shfaqen kryesisht ne lagjet me popullate te madhe afrikane dhe nga ishujt e Karaibeve - lagje qe historikisht kane patur probleme me policine.  Profesori Hamnet thote se banoret e ketyre lagjeve ne pergjithesi jane me pak te arsimuar kane papunesi dhe perqindje kriminaliteti me te larte se britaniket e tjere.

Ka nje dimension racist ne tere keto trazira por ato nuk jane si pasoje e diskriminimit racial.  Por padyshim ne keto trazira ka elemente te dallimit klasor dhe ekonomik.

Jo larg prej shtepise se profesorit policia qendron ne gadishmeri ndersa  skuadrat e pastrimit heqin demet e trazirave te nje nate me pare.  Basani Mabylane jeton ne kete lagje.

Mendoj se duhet bere dicka per te tju dhene mundesi te rinjeve te merren me dicka te vlefshme sepse nga cpashe dje mu duk se ata nuk kane me se te merren.  Kane kohe kane energji por po e perdorin kete energji ne menyre negative.

Ne lagjen Haringei ne veri te Londres disa te rinj po perpiqen qe te bejne dicka te vlefshme permes nje grupi te quajtur HYPE. Nje prej tyre eshte Erika Lopez.

Sinqerisht mendoj se keto trazira  jane per te palckitur dyqanet. Nje pjese e madhe e njerezve thjesht duan te vjedhin neper dyqane.

Ajo thote se nuk e  justifikon dhunen por kupton dhe ndan zemerimin e akumuluar te shume te rinjve te lagjes qe ndjejen mungesen e mundesive te punesimit  si dhe ndjejen shkurtimet e sherbimeve per ta.

Qeveria duhet te ulet seriozisht e te degjoje keta te rinj sepse per nje kohe te gjate ata kane vuajtur ne heshtje per realitetin ku ndodhen.

Zyrtaret britanike jane te vendosur qe te rimarrin  kontrollin e situates pavaresisht arsyeve qe cuan ne trazirat e dhunshme te diteve te fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›