Mes "fantazmave" te Pakistanit te fundosur
Mbi 1600 te vdekur, 15 milione persona kane mbetur pa shtepi, qytetet dhe fshatrat jane shkaterruar totalisht, nderkohe qe ekonomia eshte ne krize. Udhetim ne tokat e prekura nga permbytjet, ku makina e ndihmes se shpejte e ka ende te veshtire te futet mes ujerave. Si te mos mjaftonte kjo situate, po rritet edhe rreziku qe Al Kaeda te perfitoje nga kaosi per te prishur ekuilibrat e brishte qe mbajne vendin
Eshte e veshtire ta imagjinosh qe ketu kishte qindra shtepi. Muret e shembura jane perziere me balten e mbetur nga permbytjet qe ndodhen ne Pakistan gjate tri javeve te fundit. Banoret e Adam Zai-t jane vendosur neper cadra mushamaje prane rruges. Kane humbur gjithcka: shtepite, bagetite, tokat, te mbjellat. Duket se vetem besimi ne Zot e mban gjalle shpresen e ketyre njerezve te cilet presin ndihma nga vendet e zhvilluara per ta perballuar kete katastrofe te madhe. Tani banoret kane frike se me semundjet e pranishme nga mungesa e ujit te pijshem dhe sherbimeve shendetesore, mund te perhapet edhe virusi i radikalizmit fetar. Islamiket po nxitojne te luajne rolin qe i perket shtetit. "Nuk kemi marre asgje nga qeveria. Askush nuk ka ardhur te interesohet per situaten tone", thote Hayi Banaras Khan, nje nga biznesmenet me te fuqishem te zones. Adam Zai nuk eshte me nje nga ato zonat e largeta malore qe kane mbetur te izoluara e ku mund te shkohet vetem me helikopter. Fshati gjendet dy ore larg Islamabadit, ne rrugen "Peshawar", e njohur ndryshe si "Grand Trunk Road", nje nga akset e komunikimit te nenkontinentit indian.
Papritur, prania e nje te huaje terheq vemendjen e disa burrave qe deri ne ate moment qendronin kembekryq nen tendat prej mushamaje, te dobesuar nga i nxehti dhe agjerimi i Ramazanit. Disa tregojne kartat e tyre te identitetit, me shpresen se behet fjale per ndonje OJQ apo ambasade. Eshte nje skene qe do te perseritet shume here gjate dites. Edhe pse zhgenjehen kur marrin vesh se eshte thjesht gazetare, dalin vullnetare per te treguar per katastrofen e shkaktuar nga permbytjet, e cila ka fundosur nje te pesten e Pakistanit dhe ka shkaterruar shtepite e 20 milione personave, sipas te dhenave te OKB-se.
"Uji i ka kaluar tre metrat", thote Monsef, duke treguar me gisht shenjen ne nje nga muret e pakta te mbetura mrekullisht me kembe. Si shumica e burrave te Adam Zai-t, Monsef e nxirrte buken e gojes duke punuar si punetor krahu. "Tani nuk ka me asnje lloj aktiviteti, i gjithe sistemi eshte shkaterruar", thote i deshperuar. Te njejten gje thote edhe per shtepine te cilen e ndante me prinderit, bashkeshorten dhe tete femijet. Kombet e Bashkuara bejne te ditur se, ne te gjithe vendin, 6 milione persona kane mbetur pa shtepi dhe shume te tjera nuk kane me as energji dhe as uje te pijshem.
Lageshtira ben qe temperatura te rritet dhjete grade me shume nga 33 qe shenon termometri. Fytyrat e njerezve shkelqejne nga djersa. Dikush kap nje dege palme dhe perpiqet te beje fresk, por vetem sa tremb mizat, sepse ajri nuk leviz. Eshte mrekulli qe ne Adam Zai ka pasur vetem nje te plagosur. Vala e pare e permbytjeve shkaktoi 1600 te vdekur ne te gjitha zonat e prekura. Kjo shifer rritet cdo dite, duke numeruar viktimat e gastroenteritit dhe semundjeve qe po perhapen per shkak te ujerave te ndenjura dhe mushkonjave.
Ne Shah Zarin, nje 60-vjecari i ra ne koke catia e shtepise se tij dhe tani mban nje qafore. "Eshte hera e pare ne jeten time qe shoh shira te tille", thote duke u mbeshtetur te bastuni. "Gjithcka ndodhi naten. Po flinim dhe u kapem ne befasi. Per fat te mire arritem t'ia mbathnim ne kohe". Banoret ne Shah Zarin jane te bindur se behet fjale per nje ndeshkim hyjnor. Por pse Zoti duhet te ndeshkonte njerezit e mire te Adam Zai-t, apo miliona femije qe jane te pafajshem? "Po paguajme per gabimet e te tjereve", justifikohen pa dhene shpjegime te tjera.
Edhe pse nuk thone asgje per arsyen e permbytjes, te dhenat e Departamentit te Meteorologjise ne Pakistan konfirmojne thenien e 60-vjecarit. Shirat e kane kaluar rekordin e regjistruar ne vitin 1929. Kjo gje ka rritur prurjet e lumenjve deri ne kufijte maksimale.
Askush nuk e ve ne diskutim qe permasat e katastrofes do te kishin vene ne rrezik cdo komb shume me te zhvilluar se ai pakistanez, por mbikeqyresit lokale kritikojne mungesen e nje sistemi alarmi te parakohshem ne nje vend ku permbytjet jane te shpeshta gjate stines se shirave. As fotografite e Presidentit Asif Ali Zardari, ndersa shperndan thase orizi, nuk kane mundur ta fshijne imazhin e mosinteresimit qe transmetoi udhetimi i tij ne Europe ne fillim te krizes.
"Pasojat politike do te jene shume te rendesishme dhe ka gjasa qe te shkaterrojne cdo lloj aspekti te stabilitetit qe shteti mund te kete pasur deri me tani", ben te ditur nje diplomat perendimor. Rreziku i paqendrueshmerise ne nje vend kyc ne luften e Shteteve te Bashkuara kunder Al Kaedes dhe grupeve te tjera fundamentaliste, duket sikur i ka dhene shtytjen e fundit pergjigjes se ngadalte nderkombetare, krizes. "Keto katastrofa po forcojne grupet qe nuk i duan strukturat e shtetit", ka thene vete Zardari. Presidenti u referohej grupeve te shumta islamike radikale, qe qarkullojne ne vend nga epoka e Zia ul Haq (1978-1988), te inkurajuar fillimisht nga shteti e me pas nga mungesa e tij, ata qe perendimoret i etiketojne si talebane. "Ka shume gjasa qe forcat negative ta shfrytezojne situaten", ka thene i bindur ai.
Dhe ka te drejte, sepse po e bejne nje gje te tille. Ne Khyber Pakhtunkhwa, grupet qe perdorin nje interpretim radikal te Islamit si ideologji politike, kane ardhur me perpara se qeveria per te ofruar ndihme. Ndonjehere behej fjale per uje te pijshem, por kjo nuk ka shume rendesi. Prania e tyre aty jep mesazhin se ata kujdesen per njerezit dhe nuk eshte dicka e re ne nje vend ku banoret jane ndjere tradicionalisht te braktisur nga shteti dhe se gjate viteve te fundit kane marre shume oferta nga terroristet xhihadiste per t'u mbrojtur nga ata.
Ne te dyja anet e rruges kalimi eshte i veshtire. Kudo sheh fusha te permbytura, qytete te tera te shkaterrua dhe te braktisura nga banoret. Edhe ndertesat me te forta qe i kane rezistuar ujit, kane plasaritje dhe shenja lageshtie. Ne te gjithe vendin u evakuuan qytete me 250 mije persona. Dysheket dhe batanijet e nxjerra ne diell per t'u thare tregojne tentativen e ketyre njerezve per t'ju rikthyer normalitetit, por nga sa duket, gjerat nuk do te jene te lehta per ta. Pa energji elektrike, uje te pijshem dhe ushqim, njerezit nuk dine nga t'ia fillojne.
Edhe pse uji ka shembur shume ura dhe shirat e rrembyeshem vazhdojne, qeveria ka parashikuar qe t'u shperndaje ushqime 6 milione pakistanezeve gjate tre muajve te ardhshem. Per momentin u jane shperndare ndihma ushqimore vetem 800 mije personave. Ne dite arrijne te marrin ushqime 200 mije persona. Nese vazhdohet me kete ritem, ne fund te gushtit qeveria do te kete arritur vetem gjysmen e qellimit te saj.
Per kete arsye, ne qytete si Adam Zai, Sheddu, Pir Pai, Azakbehle apo Pabbi, njerezit i injorojne perpjekjet e qeverise. Lokalet me te famshme, sic eshte "Zacharia" ne Pabbi dhe OJQ-te e ndryshme islamike, pergatisin vaktet per personat qe mbajne Ramazan. "Ne shoqerine 'pashtum' ekziston nje lidhje vellazerore shume e rendesishme", shpjegon Zaher Ahmad, nje profesor i cili ndihmon si vullnetar 163 familjet qe qendrojne ne godinen e nje shkolle te mesme te Pabbi-t.
Eshte qendra e vetme e ndihmes qe varet nga qeveria, e cila gjendet ne 200 kilometrat e pershkruara pergjate lumit Kabul, nje nga deget kryesore te Indit. Ne fakt eshte hapur te merkuren e javes se kaluar dhe drejtimi i saj duket se eshte fryt i iniciatives se docenteve, edhe pse profesoret shmangin cdo lloj deklarate qe mund te ndikoje negativisht tek autoritetet.
Samirullah, i cili kujdeset per nje nga spitalet e ngritura ne fushe nga Ummah Welfare Trust ne Nowshera, thote se behet fjale per nje institut mireberes te regjistruar ne Mbreterine e Bashkuar ne 2001-shin, i cili nuk ka lidhje me asnje parti politike, qe ndihmon vetem te varfrit dhe viktimat e katastrofave ne 27 shtete te botes. Anash spitalit jane montuar disa depozita uji, por Samirullah thote qe nuk di asgje per to dhe nuk mund te pyese askend per t'i kerkuar dicka. Mungesa e koordinimit te ndihmave eshte e dukshme.
Kushteve te tmerrshme ku jetojne miliona persona ne Pakistan u shtohet edhe gjendja e keqe ekonomike ne te cilen eshte zhytur vendi. Disa vezhgues frikesohen se mos rikthehet gjendja e veshtire e para disa viteve, duke qene se permbytja ndodhi pas shume viteve te veshtira te shkaktuara nga nje katastrofe tjeter natyrore (termeti i Kashmirit). Aktualisht cmimet e produkteve bujqesore jane dyfishuar, madje ne disa zona jane trefishuar. Megjithate, pavaresisht rritjes se cmimeve, njerezit do te kene mundesi te permbushin nevojat e tyre ushqimore. Nje nga veshtiresite me te cilen do te perballen pakistanezet eshte ndertimi i urave, linjave elektrike, farmacive spitalore dhe qendrave te komunikacionit. Kjo do te jete nje sfide e madhe per nje vend, ne te cilin edhe para permbytjeve mungonte nje projekt konkret per te ardhmen.