Pas Irakut Nga "The Economist"
Kur Barack Obama javen e ardhshme te konfirmoje se forcat luftarake amerikane e braktisen Irakun, mund te jeni te sigurt ne nje gje. Ai nuk do ta perserise triumfalizmin e sugjerimit te George Bushit te shtate viteve me pare, se misioni amerikan atje eshte permbushur. Obama gjithnje e konsideroi ate si "nje lufte te pamend", nderkaq ngjarjet deshmuan se ai kishte shume te drejte. Amerika dhe aleatet e saj mund ta kene cliruar Lindjen e Mesme nga diktatori i gjakosur, por armet e pretenduara te shkaterrimit masiv doli te jene vetem nje monster, e cmimi per jetet e amerikaneve dhe te irakianeve i tmerrshem. E vertete, Iraku nuk eshte me nje dikatorship. Pjeserisht fale refuzimit te vetmuar te z. Bush qe ne vitin 2007 te degjonte thirrjet per 'shkurtim dhe terheqje', u pakesua gjakderdhja sektare qe pasoi invadimin. Por, demokracia e re e shtetit mbetet ende kronikisht e pasigurt, gje qe paraqet nje nga arsyet se perse afro 500,000 forca "mbeshtetese" amerikane duhet te mbesin atje per ta siguruar.
Kthesa e gabueshme
Per shume amerikane aventura e gabueshme ne Irak eshte shnderruar ne dicka qe simbolizon nje kthese paksa me te gjere te gabueshme te Amerikes, qe u be pasi Osama Bin Laden e sulmoi ate ne 11 shtatorin e para nente vjeteve. Pothuajse gjashte nga dhjete amerikane tani pohojne se e kundershtojne madje edhe luften "e mire" te Obames - ate kunder Al-Qaeda's dhe talebaneve. Nje Amerike qe gjakon ekonomikisht brenda vetes, me nje papunesi te ngujuar ne afro 10 per qind dhe me borxhe sa te shohe syri, po e humb vetebesimin ne aftesite e saj, e ndoshta edhe ne nevojen e saj per te formesuar ngjarjet ne rajonet largeta, si Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme. Perkunder viteve te veshtira te jeteses, Amerika, mbi te gjitha, ende mbeshtet fuqine e saj ushtarake, ngase i duhet te ndaje shpenzimet e saj vjetore per mbrojtje prej 700 miliarde dollare, qe i bie gati aq sa ndane e gjithe pjesa e mbetur e botes se bashku. Mirepo, dekada e kaluar nxori ne shesh edhe kufijte e fuqise me teknologji te larte. Teknologjia e predhave te topave i mundesoi Amerikes pushtimin e Afganistanit dhe Irakut sa cele e mbyll syte, dhe me humbje te paperfillshme. Gjunjezimi i tyre ishte pak me i veshtire. Nga dy milione amerikanet qe sherbyen ne keto dy luftera te dekades se kaluar, rreth 40,000 u plagosen dhe mbi 5,000 u vrane.
Duke marre parasysh gjithe kete, Obama mund te lavderohet per rezistimin ndaj tundimit per ndjekjen e disponimit popullor dhe per shkak u fokusua plotesisht ne problemet e brendshme. Perbrenda Obama mund te shqetesohet shume me teper per rimekembjen e vendit sesa ne statusin e superfuqise jashte tij. Edhe nese eshte keshtu, ai ate instinkt po e mban nen frere.
Obama qartazi qe ka nje sens me te holle per kufijte e Amerikes sesa qe kishte Bush. Dhjetorin e kaluar, ai ne Eest Point citoi maturine e Eisenhoeer, derisa u tha kadeteve se refuzon qe si synime te politikes se jashtme te vendose dicka qe i tejkalon mjetet amerikane. Ai argumentoi se Amerika po ndryshon tonin dhe gjuhen e trupit edhe kur iu drejtua botes myslimane ne Kajro, kur ofroi "perfshirje" per Iranin, derisa pershendeti Hu Jintao'n e Kines dhe mbretin saudit Abdullah. Republikanet e akuzuan per shprehjen e kerkimfaljes amerikane dhe per perulje para rivaleve te saj. Ata kane te dejte te thone se uverturat e tij prodhuan rezultate te perziera. Kinezet nuk e perfillen fare ne samitin klimatik ne Kopenhage, iranianet refuzuan doren shtrite nga ai, ndersa pjesen me te madhe te dashamiresise qe e fitoi ne boten myslimane pas fjalimit te tij ne Kajro u avullua ne vitet qe e pasuan stagnimin ne Palestine.
Thene shkurt, toni paqesor i tij me kohe filloi te lexohej si dobesi. Mirepo, ai shenoi edhe suksese, sic eshte rivendosja e marredhenieve me Rusine, pjeserisht per shkak te shtrengimit te sanksioneve ndaj Iranit. Per me teper, veprimet e tij ishin me te ashpra se fjalet. Ai fjalim ne Eest Point ishte njeri nga ata kur ai shpalli dergimin e perforcimeve ne Afganistan, perkunder mospopullaritetit te luftes ne Amerike. Edhe pse i kushtoi kushtuar vemendje ndjeshmerise se Kines, ai nuk e ndali shitjen e armeve Tajvanit, e as takimin me Dalai Lamen. Amerika po punon me shume se vite me pare ne perkrahjen e aleancave te saj ne Azine Juglindore, pavaresisht ankesave te Kines. Dhe, perkunder asaj tentimin e tij inicial per arritjen e paqes arabo-izraelite e beri disi shkel e shko - sepse njehere zgjodhi te kacafytet me Izraelin lidhur me vendbanimet e tij, e pastaj u terhoq - Obama ne kete problem filloi te punoje shume me heret se disa prej presidenteve te kaluar, por i vendosur qe te kembengule. Javen e ardhshme ai do te inauguroje nje raund te ri te bisedimeve mes Izraelit dhe palestinezeve, qe do te mbikeqyren nga presidenti egjiptian dhe mbreti jordanez.
Obama ka pasur edhe deshtime, por keto te dhena per perpjekjet e tij do te duhej qe, te pakten, te kundershtonin sugjerimet se ai po i neglizhon interesat e Amerikes ne bote, ose se po i shmanget pergjegjesive te saj unike. Ne kete kuptim, Obama eshte nje president me pak "i transformues" sesa qe mund te konkludoni nga fjalimet e tij per nje bote te re multipolare. Ai nuk pajtohet me endrrat neokolonialiste, se Amerika mund te frikesoje secilin armik, por pranon se e gjithe bota duhet te adoptoje vlerat e veta. Ai ka punuar shume ne pjesemarrjen ne ndihma per institucionet nderkombetare, dhe per shtetet e ndryshme. Por ai eshte e qarte se beson - dhe ka plotesisht te drejte ta beje kete - se ekzistojne disa ceshtje globale, per zgjidhjen e te cilave Amerika posedon muskuj ushtarak, ekonomik dhe diplomatik. Ne rastin me te keq, ketu perfshihet udheheqja e luftes kunder Al-Qaeda's, mbajtja nen kontroll e Azise, shmangia e luftes mes Izraelit dhe fqinjeve te tij, dhe parandalimi i Iranit qe te siguroje nje bombe dhe te nxis pastaj nje gare te armatimit nuklear pergjate Lindjes se Mesme.
Ende e domosdoshme
Megjithate, perpilimi i nje liste te shkurtuar te prioriteteve paraqet nje barre te madhe per nje shtet te lodhur nga lufterat dhe te perfshire nga recesioni me i keq qe nga Lufta e Dyte Boterore. Shume amerikane do te deshironin qe terheqja e forcave luftarake nga Iraku te sinjalizonte fillimin e fundit te perfshirjes se plote te Amerikes neper rajonet me te erreta te botes. Ata e shikojne me nje lakmi te kuptueshme drejt fuqive ne rritje, si Kina dhe India, te cilat dekaden e fundit ia perkushtuan biznesit serioz dhe pasurimit te vete. Gabimi i Irakut vetem sa forcoi instinktin kunder aventurave jashte vendit. Mirepo, nuk eshte gabim aspak me i vogel nese imagjinohet se rreziqet nga terrorizmi,perhapja e armatimit dhe e lufterat thjesht do te zhdukeshin nese Amerika do te terhiqej nga te gjitha vendet e keqija. Nese Amerika nuk i merr mbi vete detyrat qe perbejne kercenim, kush tjeter do te donte ta bente kete, dhe kush do te mund ta bente kete? Perkunder te gjitha veshtiresive te brendshme, eshte fikate qe perfituesi me i madh nga nje Amerike e fuqishme jashte vendit eshte vete Amerika. Cfaredo qe mund t'i thote vetja, Obama duket se kupton kete.