Zanieri do të njoftojë qeverinë për takimin me Jeremiç
Prishtinë-Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko deklaroi se përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përkrah atyre të misioneve të tjera ndërkombëtare, do të marrin pjesë në dialogun Prishtinë-Beograd për të ashtuquajturat çështje teknike ndërmjet dy vendeve.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Ivanko, tha se, “është një çështje e cila ka mbetur për t’u shqyrtuar, por sipas të gjitha gjasave do të jenë disa aktorë të ndryshëm ndërkombëtar sepse përgjegjësitë ne çështjet si policia, drejtësia dhe dogana tanimë u janë bartur EULEX-it dhe nuk janë më përgjegjësi e UNMIK-ut".
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, është kthyer të premten nga Nju Jorku ku, ndër të tjera, kishte zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Ivanko tha se "gjëja e parë që ambasadori Zannier planifikon të bëjë është të njoftojë qeverinë këtu për takimin që ka mbajtur me Jeremiçin”.
“Natyrisht se çdo lloj diskutimesh përfshijnë disa palë dhe jo vetëm një. Pra, do të jenë disa vendimmarrës ndërkombëtar dhe natyrisht se edhe Prishtina edhe Beogradi duhet të pajtohen me çfarëdolloj diskutimesh", tha Ivanko.
Prishtina zyrtare, ndërkohë, vazhdon të refuzojë planin 6 pikësh t OKB-së si dhe bisedimet teknike me shtetin serb duke këmbëngulur në qëndrimin se me Serbinë mund të bisedohet vetëm për çështje që janë në interes të dy shteteve fqinjë.