E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër zgjerimit të një baze amerikane

Viçenca - Rreth 200 manifestues morën nën kontroll aeroportin e Viçencës, në verilindje të Italisë për të protestuar kundër zgjerimit të një baze amerikane në këtë lokalitet.Manifestuesit që prishën rrethimin e aeroportit u vendosën në një terren që pritet të përdoret për zgjerimin e bazës. "Viçenca, qytet i paqes", ose "Ju shkatërroni, ne ndërtojmë paqen", ishin parrullat e manifestuesve.Në bazën amerikane të Viçencës ndodhen aktualisht 2 750 ushtarë të Brigadës 173 aeroportuale e dislokuar midis Viçencës dhe Gjermanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›