E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re pritet të njohë Kosovën

Prishtinë-Zelanda e Re do të njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Këtë e bën të ditur gazeta kosovare Express, e cila citon burime diplomatike. Megjithatë, burimi i cituar nga gazeta në fjalë nuk përmend ndonjë datë, megjithëkëtë thotë se ajo do të ndodh në ditët e ardhshme. “Këto ditë pritet të na njoh edhe Zelanda e Re”-theksoj burimi, që preferon të mbetet anonim. Pavarësia e Kosovës është njohur nga 54 shtete. Qeveria e Kosovës ka premtuar se ky numër do të rritet deri në një vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›