E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Shtohen rastet me virusin H1N1

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit mbi virusin H1N1, sipas të cilave numri i të prekurve nga virusi nëpër botë është rritur me 20% gjatë 24 orëve të fundit.

Organizata tha se 29 vende kanë njoftuar deri më sot 4379 raste të sëmundjes që njihet tanimë si gripi i derrave.  

Gjatë ditës së djeshme, Kosta Rika njoftoi vdekjen e parë nga sëmundja duke u bërë kështu vendi i parë i Amerikës Qendrore ku një person humb jetën. Ndërkohë dje Meksika njoftoi tre vdekje të tjera.

Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarë të shëndetësisë thanë se një person humbi jetën në shtetin e Uashingtonit duke shënuar rastin e tretë vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara. //ek

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›