E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: S’ka grip te derrave ne Kosove

Pacientja qe humbi jeten nje dite me pare nuk ishte e infektuar me gripin e derrave. Kete e kane vertetuar analizat e Organizates Boterore te Shendetesise, te cilat i kane kthyer pergjigje autoriteteve shendetesore Kosovare. Ne nje komunikate per media thuhet se zyrtarisht te enjten ne Ministrine e Shendetesise ka mberritur lajmi nga Organizata Boterore e Shendetesise se mostra e derguar per konfirmim te qytetares Valdete Demaj ka rezultuar negative. Nderkohe virusi i gripit te derrave ende nuk po perhapet ne menyre te pakontrollueshme jashte territorit te Amerikes se Veriut, ndaj niveli i alarmit pandemik global do te qendroje i pandryshuar ne shkallen aktuale 5 nga 6 qe eshte maksimalia, deklaroi nje zyrtar i larte i Organizates Boterore te Shendetesise. Ne do te mbetemi ne nivelin 5, kjo nuk do te ndryshoje, deklaroi Keji Fukuda.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›