E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH Vdekshmeria e nenave ende e larte

Organizata Boterore e Shendetesise mblodhi ne Durres perfaqesues te 25 vendeve te Europes juglindore per te pergatitur strategjine e ardhshme 5-vjecare per shendetin e nenes dhe femijes si dhe per barazine gjinore. Zyra rajonale e OBSH-se e organizoi kete takim per Objektivat e Mijevjecarit ne Durres se bashku me ministrine shqiptare te shendetsise. Perfaqesuesit e 25 vendeve diskutuan per te ulur vdekshmerise foshnjore dhe memesore si dhe per te kerkuar qeverive me shume pergjegjesi per sa i takon barazise gjinore dhe sherbimeve shendetesore. Sipas organizatoreve perfundimet e ketij takimi jane ne vetvete strategjia e re e vendeve pjesemarrese.

Po situata e Shqiperise ne kete fushe cila eshte Shefja e ketij projekti ne zyren rajonale europiane te OBSH-se Gunta Lazdejn thote se Shqiperia ka shume per te mesuar nga pervojat e Evropes ne mbrojtjen e shendetit te nenave dhe femijeve. Shqiperia eshte duke punuar mire ne permiresimin e shendetit te femijeve dhe uljen e vdekshmerise foshnjore nen moshen 5 vjec por per shendetin e nenes dhe ceshtje te barazise gjinore ende behet pak - thote zonja Lazdane. Sipas saj ne piken 5 te Objektivave te Mijevjecarit kerkohet qe cdo vit te ulet vdekshmeria memesore me 55 per qind.

Shqiperia e ka ulur kete vetem me 15 per qind cdo vit. - thote zonja Lazdejn. Nga 55 ne 15 eshte diference e madhe. Vdekshmeria e nenes ne Evrope eshte 5-7 nena per 100 mije lindje ndersa ne Shqiperi eshte ende 31 nena per 100 mije lindje pra afro 5 here me e larte. Pra per shendetin e femijeve ne Shqiperi - thote zonja Lazdejn - perparimi eshte shume i mire por per nenat ka shume rruge per te punuar.

Sipas saj Shqiperia duhet te studioje me kujdes dhe te zhduke shkaqet e kesaj gjendjeje si edhe te ngreje me lart statusin e nenes ne shoqeri.

Te dhenat zyrtare tregojne se mbi 98 per qind e popullates mbulohen me vaksinime te rregullta duke perfshire edhe vaksinat e reja te fruthit rubeoles dhe gripit ndaj edhe vdekshmera foshnjore eshte ulur deri 10.5 per 100 mije. Po ashtu mbi 98 per qind e lindjeve kryhen ne spitalet gjinekologjike me ndihme te posacme mjekesore.

Shqiperia nenshkroi ne vitin 1994 Deklaraten e Kajros dhe ka miratuar nje sere ligjesh per shendetin riprodhues nderprerjen e shtatzanise te cilat sollen nje mentalitet te ri tek mjeket dhe sistemi shendetsor ne Shqiperi por ekspertet europiane pohojne se tashme duhet te ndryshoje mentaliteti i gjithe popullates shoqerise shqiptare per rendesine dhe statusin e gruas ne familje dhe ne shoqerine shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›