Sot lista perfundimtare e fituesve
Lista perfundimtare e fituesve ne universitete do te publikohet sot ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit nderkohe qe afishimi i saj do te behet neser ne te gjitha fakultetet e vendit.
Bazuar ne udhezimin e hartuar posacerisht per kete faze fituesish MASH ka vendosur qe procesi i regjistrimeve te nise me date 6 ndersa perfundimi zyrtar i tij te behet me date 9 tetor.
Afati qe ka percaktuar ky institucion per kohezgjatjen e ketij procesi do te jete vetem tri dite dy dite me pak krahasuar me dy fazat e tjera.
Nga ana tjeter burime nga Ministria e Arsimit bejne te ditur se procedurat e regjistrimit edhe per kete faze do te jene te njejtat me dy te parat. Kjo do te thote qe fituesi per te bere regjistrimin ne degen ku eshte shpallur fitues duhet te dorezoje prane sekretarise mesimore perkatese dosjen individuale me nje sere dokumentesh ku perfshihen certifikata ose karta e identitetit deftesa e pjekurise dy foto dhe mandati i arketimit.
Sistemi preferencialKandidatet qe kane aplikuar dhe fituar ne nje preference te caktuar ne fazen e ndermjetme por qe rezultojne serish fitues ne listen perfundimtare madje ne nje preference me lart se ajo e para duhet te regjistrohen patjeter ne preferencen siperore. Kandidatet fitues sipas udhezimit te MASH duhet te kuptojne qe perzgjedhja e njeres prej dy degeve ku jane shpallur fitues behet ne baze te rendesise qe i ka dhene asaj dege ne formularin A2 jo me deshire.
Duke qene se MASH gjate procesit te regjistrimeve ne fazen e dyte ka konkluduar se ka nga ata fitues qe nuk pranojne ta respektojne kete pike ka vendosur qe IAL ta beje vete kalimin nga fakulteti ku kane fituar ne nje preference me te ulet te fakulteti ku rezulton fitues ne nje preference me lart.
Burime nga ky institucion bejne te ditur se numrat e identifikimit qe u shpallen fitues ne nje preference me lart gjate fazes se dyte kane kaluar ne fakultetet perkatese.
Ne kete kuader ata pohojne se e njejta logjike do te ndiqet edhe gjate fazes perfundimtare.
Per te bere kalimin nga njera dege ne tjetren ne rastin kur kandidati eshte fitues dy here duhet te beje cregjistrimin nga dega me e ulet per te rezultuar fitues ne preferencen e tij me te larte.
Nderkohe fituesit qe kane paguar nje tarife te caktuar perpara se te regjistroheshin nuk duhet te shqetesohen pasi i njejti mandat arketimi do te vleje edhe per regjistrimin e dyte. Pra nese nje maturant eshte fitues ne dy dege eshte regjistruar tek e para por duke u bazuar ne rregullore duhet te kaloje tek e dyta apo e treta do te regjistrohet me te njejtin mandat arketimi pa pasur nevoje per ta bere serish nje pagese te tille.