E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitet te merkuren fituesit e fundit

MASH Fituesit do te shpallen me 6 tetor. Regjistrimet e fazes se fundit deri me 9 tetor.

Kandidatet per studente do te njihen ne mes te javes me listen e fundit te fituesve. Pas perfundimit te regjistrimeve te fazes se dyte Ministria e Arsimit dhe Shkences pritet qe me 6 tetor te beje publike listen me studentet fitues. Kjo eshte edhe faza perfundimtare e regjistrimit zhvillohet nga data 7 tetor dhe do te zgjase deri ne tri dite.

Regjistrimi

Procedura e regjistrimit eshte e njejte si ne fazen pare dhe ate te ndermjetme. Keshtu studentet te cilet rezultojne fitues ne kete faze do te paraqiten prane sekretarive te fakulteteve me dokumentet e percaktuara tashme. Nderkohe qe per studentet te cilet kete faze rezultojne fitues ne nje prej preferencave me te larta duhet qe te terheqin dokumentet nga fakulteti nga ku kane qene regjistruar ne fazat e tjera per tu regjistruar ne kete faze.

Trojet

Ndersa per studentet kandidate nga trojet shqiptare jashte kufijve shteterore udhezimi percakton se listat e tyre perjashtuar kandidatet nga Republika e Kosoves te percaktuara nga institucionet pergjegjese te vendeve perkatese ne perputhje me kuotat e pranimeve te miratuara me vendimin Per kuotat e pranimit ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte cikli i pare i studimeve me kohe te plote si dhe tarifat e shkollimit per vitin akademik 2010-2011 dergohen nga Drejtoria e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte deri me 30 shtator 2010.

Administrimi i aplikimeve dhe perzgjedhja e kandidateve nga Republika e Kosoves behet nga universitetet pritese mbeshtetur ne noten mesatare te shkolles se mesme dhe koeficentet e percaktuar. Kandidatet shqiptare nga Republika e Kosoves Maqedonia Mali i Zi Presheva Bujanovci dhe Medvegja regjistrohen prane sekretarive mesimore te fakulteteve ne datat 4 5 dhe 6 tetor 2010 duke paraqitur dokumentet perkatese ne gjuhen shqipe e te noterizuara ne Republiken e Shqiperise.

Viti i ri akademik nis me 11 tetor. 12 universitetet publike po vazhdojne pergatitjet per te pritur rreth 150 mije studente nderkohe qe mbi 20 mije te rinj te tjere do te studiojne ne rreth 37 universitete private. Kete vit akademik ne Arsimin e Larte Publik do te vazhdojne studimet e larta ne ciklin e pare 11 me shume studente se nje vit me pare. Qeveria ka miratuar rreth 23.500 kuota pranimi per studentet e rinj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›