OBSH: Virusi NCOV, transmetohet nga njeriu tek njeriu
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se virusi i ri i gripit NCOV që shkakton pneumoni dhe shkatërrim të veshkave mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu nëpërmjet kontakteve të afërta.
Paralajmërimi vjen pasi Ministria Franceze e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast të dytë me këtë virus të rrezikshëm. Në Arabinë Saudite janë raportuar dy të vdekur nga ky lloj gripi .
Zyrtarë të OBSH-së kanë shprehur shqetësimin për potencialin e këtij virusi. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që në vitin 2012, kanë qenë 33 raste të konfirmuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Nga to, 18 kanë humbur jetën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të prekur nga ky lloj virusi, që i përket të njëjtës familje që shkaktoi probleme të shumta me frymëmarrjen, Sarsi që u përhap në vitin 2003 në Azi.
(er.nu/BalkanWeb)