E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionerët e Ndroqit u dënuan me 6 muaj burg

shkurtit në 2007-ën shënon një prej rasteve
kur shkelja e ligjit i ka çuar komisionerët
e partive politike para togave të zeza dhe
dënimi ishte me gjashtë muaj heqje lirie.
Fatmir Reka, Gëzim Allbani, Gëzim Reka,
Pëllumb Reka, Shkëlqim Xhaja dhe Skënder
Cali, me gjithë dënimin e marrë nuk shkuan
në burg, pasi dënimi i tyre ishte me kusht
që brenda 2 vjetësh të mos kryejnë asnjë
krim tjetër. Pëllumb Reka u akuzua se
kishte plagosur me pasojë të rëndë për jetën
Arjan Hykën, komisionerin socialist, i cili pas
plagosjes qëndroi tri ditë në gjendje kome në
Spitalin Ushtarak. Sherri midis komisionerëve të
të dyja krahëve nisi në momentin e numërimit
të kutisë së fundit, e cila do të vendoste edhe
fatin e zgjedhjeve. Në procesin zgjedhor të
2005-ës dhe atë të 2007-ës, krerët e njësive
vendore vijojnë të kryejnë shkelje, duke mos
respektuar afatet kohore të dorëzimit të listave
përfundimtare të zgjedhësve pranë KQZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›