Nis "lufta" për pezullim të procesit të Gërdecit
Një prej proceseve gjyqësore
më të bujshme në
dhjetëvjeçarin e fundit
në drejtësinë shqiptare
rrezikon pezullimin. Gjyqi
ndaj 30 të pandehurve që akuzohen
nga prokuroria si shkaktarët e
shpërthimit në Gërdec, periferi e
Tiranës, ku humbën jetën 26 persona
dhe qindra të tjerë u plagosën,
mund të ndalet deri në
vendimin e Gjykatës Kushtetuese
për t‘u shprehur nëse ndarja e procesit
ishte e drejtë apo e gabuar
nga Gjykata e Lartë. Informacionet
që disponon gazeta "Shqip"
flasin se në seancën e radhës në
Gjykatën e Tiranës, më 23 korrik,
avokatët e familjarëve të viktimave
të Gërdecit që janë legjitimuar
si palë në proces, do të
kërkojnë pezullimin e procesit, pasi
ai është antikushtetues dhe si i tillë
duhet të ndërpritet. Burime konfidenciale
nga Prokuroria e Përgjithshme
thanë se, nëse realizohet një
kërkesë e tillë, atëherë organi i
akuzës do ta mbështesë me arsyetimin
e vetëm që ngjarja tragjike e
15 marsit të vitit 2008 duhet të
gjykohet e bashkuar dhe jo e copëtuar
siç vendosi Gjykata e Lartë
disa javë më parë.
Në ndihmë
të prokurorisë
Vendimi i avokatëve që përfaqësojnë
familjarët e viktimave të
Gërdecit për të kërkuar pezullimin
e procesit pritet të mbështetet fuqimisht
nga organi i akuzës në seancën
e 23 korrikut, madje do të
jepen edhe raste-precedentë të
pezullimeve, në pritje të vendimit
të Kushtetueses. Burime nga organi
i prokurorisë deklarojnë se
ndarja e procesit është kundërshtuar
nga ata në seancat gjyqësore
në gjykatë, me arsyetimin se të
pandehurit në dosjen "Gërdeci"
kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Prokuroria kundërshtoi edhe disa
anëtarë të trupit gjykues, ku kryesuesi
i çështjes, Besnik Imeraj,
kishte konflikt interesi, pas vajza
e tij punonte në një studio ligjore
që kishte mbrojtur një nga të pandehurit.
Prokuroria shpreson në
një vendimmarrje në favor të
familjarëve të viktimave të Gërdecit,
çka mund të bashkonte
çështjen edhe një herë nga e para,
ku më pas do të garantohej një
proces i drejtë ligjor. Prokuroria i
druhet vonesës së shpalljes së
vendimit nga Gjykata Kushtetuese,
e cila, sipas ligjit, mund të
shprehet edhe pas dy vitesh.
Avokatët e familjarëve të viktimave
të Gërdecit deklarojnë se
edhe në rast se Kushtetuesja do të
rrëzonte pretendimet e tyre, çështja
do të ankimohej në Gjykatën e
Strasburgut, ku ata besojnë se do
të merret vërtet një vendim profesional,
por jo i detyrueshëm për t‘u
zbatuar nga drejtësia shqiptare.
Gërdeci në
Kushtetuese
Familjarët e 21 prej viktimave
të tragjedisë së Gërdecit i janë
drejtuar Gjykatës Kushtetuese,
duke i kërkuar pezullimin e ven-
dimit të Gjykatës së Lartë që i
veçon ata nga procesi penal ndaj
30 të pandehurve. Duke e konsideruar
vendimin e 22 majit si të
papajtueshëm me Kushtetutën,
thellësisht arbitrar dhe të dëmshëm
për jurisprudencën shqiptare,
katër avokatët e familjarëve
të viktimave i kërkojnë
Gjykatës Kushtetuese dërgimin
për rishqyrtim të kësaj çështjeje në
Gjykatën e Lartë, me Kolegj tjetër
Penal. Avokatët kanë radhitur
edhe ato raste që ata i konsiderojnë
si shkelje në vendimin e
Kolegjit të kryesuar nga gjyqtari
Besnik Imeraj. Sipas tyre, Kolegji
Penal në atë vendim është kontradiktor
me vetveten, pasi nga
njëra anë, në një nga seancat, refuzoi
të dëgjonte palën e dëmtuar
e po ashtu edhe palën paditëse
civile, ndërsa në një seancë të
mëvonshme, pa i legjitimuar i veçoi
nga procesi. Më pas avokatët arsyetojnë
se Gjykata e Lartë u shpreh
se të dëmtuarit vështirësojnë dhe
zvarrisin procesin, cilësim ky sipas
tyre i kundërligjshëm dhe alogjik.
Kjo pasi, sipas avokatëve, vetë
Gjykata e Lartë, në caktimin e datave
të gjyqit, ka shkelur një nga
parimet bazë të një procesi gjyqësor,
atë të gjykimit të pandërprerë,
duke mos respektuar rregullin
përjashtimor të seancave të paktën
një herë në 15 ditë. Avokatët
këmbëngulin se të dëmtuarve
nuk u intereson të zvarritet procesi,
pasi ata duan që gjyqësori të
shpallë fajtorët dhe më pas ata të
dëmshpërblehen për të afërmit
që humbën në Gërdec. Ndërkohë
personat që kanë interes që ky
proces të shtyhet, thonë të dëmtuarit
e tragjedisë, janë vetë të
pandehurit.
Kaos në Gjykatën e Tiranës
Seanca e parë në Gjykatën e Tiranës për çështjen "Gërdeci" ka
kaluar në kaos total. Dhjetëra të pandehur nuk kanë qenë
prezent, si pasojë e gabimeve me procedurat e njoftimit nga
gjykata dhe policia. Ndërsa disa avokatë nuk kishin dokumentacionin
e saktë të përfaqësimit të tyre në seancë. Problemet kanë
shkaktuar një "rrëmujë" në sallën e Gjykatës Civile të Tiranës dhe
në fund treshja gjykuese e çështjes, Ridvan Hado, Fatmira Hajdari
dhe Shefkie Demiraj kanë vendosur që seanca e radhës të zhvillohet
në datën 23 korrik, megjithëse nga salla rekomandohej që gjyqi
të shtyhej për në shtator. Gjykata tha se disa nga të pandehurit
nuk ishin prezentë, megjithëse ishin njoftuar nga policia. Kur gjykata
ka artikuluar emrin e të pandehurit Agim Lala, nuk ka pasur
asnjë reagim në sallë. "Nadije Lala, bashkëshortja e të pandehurit
Agim Lala, ka njoftuar agjentët e policisë se Agimi ndodhet në shërbim
në Turqi", u shpreh gjyqtari Hado, duke i bërë me dije avokatit
të tij, Artan Kodheli, që të paraqitet në seancën e ardhshme gjyqësore.
Ndërkohë, gjenerali Shpëtim Spahiu, sipas avokatit Vladimir
Meçe, kishte pësuar një aksident dhe si pasojë e kishte të pamundur
të merrte pjesë personalisht në gjyq. Gjykata tha se policia dhe
punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kishin arritur të gjenin
banesën e të pandehurit Besnik Dauti.
"Justifikimet" në Gjykatën e Lartë
Procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ish-ministër i
Mbrojtjes, i akuzuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit,
është shtyrë për në datën 14 shtator të këtij viti,
pasi avokatët e tij ishin bllokuar gjatë seancës së fundit në
Kukës, si pasojë e mbylljes së tunelit të Thirrës nëpërmjet të
cilit mund të mbërrinin në Tiranë. Në fillim të muajit korrik, në
Gjykatën e Lartë, ishte programuar që të zhvillohej procesi
gjyqësor me të akuzuar Fatmir Mediun. Në fillim të seancës
gjyqësore, asistenti i avokatëve i parashtroi trupit gjykues të
drejtuar nga Besnik Imeraj një faks, në të cilin ishin shkruar
arsyet e mosprezencës së Ardian Vishës dhe Petrit Seranit. "Të
nderuar gjyqtarë, për shkak të angazhimeve tona, ndodhemi
në qytetin e Kukësit. Ne kishim planifikuar kthimin në
mëngjes, por mbyllja e tunelit që lidh Kukësin me Mirditën
nuk na e mundësoi një gjë të tillë. Në këto kushte, në pamundësi
të paraqitjes sonë, kërkojmë shtyrjen e procesit në një
ditë tjetër", thuhej në faks, i cili u lexua nga gjyqtari Imeraj, i
shumëkontestuar nga prokuroria dhe familjarët e viktimave
të Gërdecit. Prokuroria e ka kundërshtuar, duke deklaruar se
arsyet janë qesharake, por trupi gjykues e pranoi "justifikimin"
e avokatëve, duke vendosur se seanca tjetër do zhvillohet
më 14 shtator.