Energjia elektrike, central me erë mbi Devoll
Një banor në luginën e Devollit duket se ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike. Fal një "shpikjeje" ka arritur të "sfidojë" shpresën e hidrocentralit të Banjës, për prodhimin e rrymës elektrike. Duke shfrytëzuar pozicionin ku ndodhet shtëpia e tij në fshatin Florq të Komunës së Klosit, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, si dhe praninë e erërave të forta të kësaj lugine gati gjatë gjithë vitit, ka arritur të ideojë dhe ndërtojë një minicentral elektrik. Medi Hoxha është pronari i minicentralit të parë, i cili arrin të prodhojë energji elektrike duke shfrytëzuar fuqinë e erës.
"Ideja për ndërtimin e këtij centrali të vogël më lindi pesë vjet më parë, atëherë kur fshati ynë furnizohej vetëm dy orë në ditë me energji elektrike. Qëndronim gati gjithë kohës në errësirë dhe mendova të shfrytëzojmë erën e fortë, që është e pranishme dhe gjatë gjithë verës", ka pohuar Medi Hoxha, pronari i këtij minicentrali. Më pas tregon se idenë për ndërtimin e centralit me erë e kishte konkretizuar me kërkime në internet. Aty kishte parë me detaje se si mund ta realizonte planin e tij dhe më pas kishte nisur kërkesën për pajisjet që nevojiteshin në Spanjë, ku ishte tregu më i mirë.
"Porosinë e pajisjeve e bëra kur isha në Greqi dhe më është dashur të pres porosinë për tre muaj. Pajisjet më shkuan rreth 18 mijë euro dhe i prita për muaj të tërë në Portin e Selanikut,
sepse hasa shumë burokraci", ka shtuar Hoxha.
Ai tregon se në Portin e Selanikut i është dashur të presë tre muaj, pasi dogana greke nuk pranonte zhdoganimin, duke mos qenë subjekt i licencuar privat. Por peripecitë e transportit që nga shteti grek dhe burokracitë në doganën shqiptare duket se i ka harruar para gëzimit që në familjen e tij, prej vitesh ka energji elektrike pa ndërprerje. Veç kësaj, Mediu ka arritur të sigurojë edhe 20 bateri, të cilat mbajnë gjashtë ditë energji elektrike, edhe nëse centrali me erë nuk mund të vihet në funksion për një periudhë të gjatë kohe. Me një fuqi prej 5 kilovatësh, Hoxha veç nevojave të banesës së tij, mund të furnizojë me energji elektrike edhe dy familje. Në këtë mënyrë, ai ka bërë "elektrifikimin" edhe të shtëpive të dy vëllezërve të tij që jetojnë në të njëjtin fshat me të. Duke shpjeguar fuqinë prodhuese të minicentralit, tregon se të gjitha pajisjet janë bashkëkohore dhe punojnë në mënyrë automatike, edhe sikur shpejtësia e erës të jetë mbi parametrat e lejuar. Kësisoj, banori i fshatit Floq, i vendosur afër digës së të ashtuquajturit "hidrocentral i Banjës", është i pari në këtë zonë që forcën e erës e ka shndërruar dhe e ka shfrytëzuar si energji elektrike. Një investim në këtë zonë, ku erërat nuk pushojnë as në zhegun e vapës, mbase do të ishte mënyra më e mirë dhe ekonomike për të zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike të banorëve të kësaj zone.